Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 26 policët e akuzuar për ryshfet dalin para Gjykatës
Lajme

26 policët e akuzuar për ryshfet dalin para Gjykatës

25 February 2025 0 Comment 10 min read

AA

26 të akuzuarit në cilësinë e zyrtarëve policor, të hënën më 24.02.2025 janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës për t`u përballur me pretendimet e prokurorisë së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale Arbëresha Raça- Shala, të akuzuarit: Ahmet Kabashi, Bafti Hoxha, Baki Pulaj, Beqir Omaj, Brahim Sopaj, Feriz Hoti, Fexhri Rifaj, Hakim Sylejmani, Hysejn Hyseni, Idriz Idrizi, Isuf Sertollaj, Kujtim Sejfullahu, Muhamet Syla, Nazmi Hoxha, Nijazi Sadiku, Ragip Morina, Ramadan Krasniqi, Rexhep Gerdellaj, Sami Kryeziu, Sefë Çollaku, Selim Palushi, Sylejman Hoxha, Shefket Ajazaj, Shefki Shurdhaj dhe Zeqir Paqarizi nuk e pranuan fajësinë.

Ndërsa i akuzuari Driton Zekolli kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale. Pas deklarimit të 25 të akuzuarve, u lexua marrëveshja për pranimin e fajësisë me të akuzuarin Driton Zekolli nga prokurorja Arbëresha Raça- Shala.

“Prokuroria ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me të pandehurin Driton Zekolli dhe atë për veprën penale marrja e ryshfetit”- tha prokurorisja Raç- Shala.

“Vepër kjo e cila dënohet me gjobë dhe me burgim për 1 deri në 8 vjet dhe dënimi i rekomanduar për gjykatën nga marrëveshja midis prokurorit bazuar në nenin 230 Kodit Procedurës Penale dhe 71 të Kodit Penal, dhe dispozita për zbutjen e dënimit nga neni 72 që përcakton kufijtë e zbutjes së dënimit, duke pasur parasysh se i pandehuri ka pranuar fajësinë është penduar thellë për veprimet e tij, ka shpreh keqardhje për veprimin e tij duke marrë parasysh gjendjen e tij personale dhe familjare, statusi i tij familjar që është babai i tre fëmijëve të mitur, bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje e rëndë të cilës i nevojitet trajtim i vazhdueshëm mjekësor pasi që i është nënshtruar intervenimit kirurgjik”– tha prokurorja Arbëresha Raça- Shala.

“Prokurori është pajtuar me të pandehurin që dënimi për veprën penale të i shqiptohet dënimi në shumë prej 5,000 eurove dhe në burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve me mundësinë ligjore që gjykata zëvendësimin e dënimit me burgim ta bëjë me gjobë”– theksoi prokurorja Raça-Shala.

Pas leximit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë e cila ishte arritur mes prokurorisë dhe të pandehurit Driton Zekolli, kryetari i trupit gjykues Arben Hoti pyeti se këtë zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë çfarë lartësie mendojnë të jetë pasi që në marrëveshjen e arritur mes prokurorisë dhe të pandehurit Driton Zekolli nuk ishte cekur lartësia e dënimit me gjobë, dhe sipas tij kjo marrëveshje ishte e mangët.

“Për mua e keni lënë të mangët”– tha gjyqtari Hoti.

Gjyqtari kërkoi nga dy mbrojtësit e të akuzuarit Driton Zekolli të japin propozim se si dëshirojnë që të jetë zëvendësimi i dënimit me burgim në dënim më gjobë.

”Mbesim në tërësi pranë të njëjtës dhe pranë dënimit të rekomanduar në këtë marrëveshje, përkatësisht dënimit më gjobë dhe pajtimit që dënimi me burgim prej 6 muaj me pëlqimin e të mbrojturit tonë të cilat i kemi cek në këtë marrëveshje ky dënim burgu të zëvendësohet me dënim me gjobë. Në këtë rast duke pas parasysh gjendjen e të mbrojturit tonë gjykata të ketë parasysh rrethanat e sipërcekura dhe këtë dënim ta zëvendësoj me dënimin prej 1,500 euro”- tha avokati Asdren Hoxha.

I pandehuri Driton Zekolli tha se këtë marrëveshje e ka lidhur me vullnetin e tij të lirë.

Gjyqtari Arben Hoti tha se nuk e pranon këtë marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe të njëjtën kërkoi ta dërgon në ri-negocim.

“Aktvendim, nuk pranohet marrëveshja për pranimin e fajësisë. Marrëveshja për pranimin e fajësisë dërgohet në ri-negocim sa i përket lartësisë së shumës së zëvendësimit të dënimit me gjobë”– tha gjyqtari Arben Hoti.

Ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës me kryetar të trupit gjykues Arben Hoti.

Çka thotë aktakuza?

Sipas dosjes së prokurorisë i pandehuri Ahmet Kabashi, në cilësi të zyrtarit policor me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, më datë 08.03.2022, me dashje edhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të drejtpërdrejt kishte pranuar ryshfet nga G. L dhe E. B, në atë mënyrë që i pandehuri mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij dhe me rastin e hyrje/daljeve në territorin e Republikës së Kosovës, pasagjerëve të autobusit ju kishte mundësuar hyrje pa i kontrolluar, në kundërshtim me Nenin 12 par. 1 lidhur me par. 1.2 dhe 1,4 te Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, dhe hyrje/dalje e tyre pa u regjistruar në sistemin SMPK, veprime të kryera në vazhdimësi, më datë 08.03.2022, në ora 07:47 në kabinën nr.4, deri sa ishte në detyrë për kontrollin e dokumenteve kur i kishte marrë dokumentet/pasaportën nga personi G. L. shtetas i Shqipërisë dhe prej aty nga brendia kishte nxjerr “paratë” të cilat i kishte vendosë në xhepin e jaknës/uniformës zyrtare, dhe me datën e njëjtë në vendin e njëjtë në ora 08:02, nga personi me iniciale E. B. Shtetas i Shqipërisë dhe prej aty nga brendia kishte nxjerr, “paratë” të cilat i kishte vendosë në xhepin e majtë të pantallonave të uniformës zyrtare.

Me këtë i pandehuri Ahmet Kabashi në vazhdimësi akuzohet se ka kryer veprën penale ‘marrja e ryshfetit’.

Tutje sipas aktakuzës i akuzuari Bafti Hoxha në cilësi të zyrtarit policor me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, më datë 28.02.2022 deri më datë 01.03.2022, me dashje edhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të drejtpërdrejt kishte pranuar ryshfet nga V. D. dhe R. H., në atë mënyrë që i pandehuri mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij dhe me rastin e hyrje/dalje në territorin e Republikës së Kosovës, pasagjereve të automjeteve ju kishte mundësuar hyrje pa i kontrolluar në kundërshtim me Nenin 12 par. 1 lidhur me par. 1.2 dhe 1.4 të Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, dhe hyrje/dalje e tyre pa u regjistruar në sistemin SMPK, veprime të kryera në vazhdimësi, më datë 28.02.2022, në ora 15:06, në kabinën nr. 1, deri sa ishte në detyrë për kontrollin e dokumenteve kur e kishte marrë dokumentet/pasaportën nga personi V. D. shtetas i Shqipërisë dhe prej aty nga brendia kishte nxjerr “paratë”/ kartëmonedhën 10 euro, të cilën e kishte vendosë në xhepin e përparme të këmishës/jaknes të uniformës zyrtare, si dhe më datë 01.03.2022 në ora 22:12, në kabinë nr. 4, deri sa ishte në detyrë, nga personi R.H. shtetas i Shqipërisë, kur i kishte marrë dokumentet prej aty nga brendia kishte nxjerr “paratë” të cilat i kishte vendosë në xhepin e majtë të këmishës/jaknës të uniformës zyrtare,

Me këtë në vazhdimësi i pandehuri Bafti Hoxha kishte kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.

Po ashtu edhe të pandehurit e tjerë Baki Pulaj, Brahim Sopaj, Driton Zekolli, Feriz Hoti, Idriz Idrizi, Isuf Sertollaj, Nijazi Sadiku, Ramadan Krasniqi, Sami Kryeziu, Selim Palushi, Shefki Shurdhaj, Shefket Ajazaj dhe Zeqir Paçarizi po akuzohen se e kishin kryer në vazhdimësi veprën penale marrja e ryshfetit.

Ndërsa të akuzuarit Beqir Omaj, Fexhri Rifaj, Hakim Sylejmani, Hysejn Hyseni, Kujtim Sejfullahu, Muhamet Syla, Nazmi Hoxha, Ragip Morina, Rexhep Gerdellaj, Sefë Çollaku, Sylejman Hoxha, po akuzohen se e kishin kryer veprën penale “Marrja e Ryshfetit”./kallxo.com/

Share This:

Tags: Gjykata Policia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim

21 June 2025

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale në mënyrë

Lajme

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve

20 June 2025

Njësia e Komunitetin të Stacionit Policor Gjilan në ambientet e Shkollës së Mesme të

Lajme

Identifikimi i kundërvajtjeve përmes pajisjeve inteligjente policore

16 June 2025

 Gjilan, 16 qershor 2025 – Njësitë policore të komunikacionit rrugor të Drejtorisë rajonale të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.