Tuesday 13 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Njoftim për Studentët/Mundësi për të marrë pjesë në kampet rinore rajonale Shared Horizons

Ky është parashikimi i motit për sot

Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe SME” në UKZ në bashkëpunim me Universitetin e

 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë euro
Lajme

22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë euro

3 January 2025 0 Comment 5 min read

AA

Gjatë vitit paraprak Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka shënuar progres të jashtëzakonshëm sa i përket tërheqjes së investimeve dhe të realizimit të aktiviteteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se sa i përket investimeve kapitale, janë gjithsej 22 projekte të reja infrastrukturë publike dhe sociale, të cilat do të realizohen në bashkë-financim me Komunën e Gjilanit dhe me mbështetjen financiare nga niveli qendror dhe donatorë të cilat kapin vlerën prej 12,913,448.72 euro.

DZhE-ja, do të bashkë-financoj projektet prioritare në vlerën prej 5.827,087.99 euro nga të cilat 7,086,360.73 euro do të financohen nga donatorët.

I pari i komunës tregoi gjatë vitit 2024 kishte filluar inicimi i projektit ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, në vlerë prej rreh 1 milionë dhe është nënshkruar kontrata.

“Ky projekt madhor do të jetë një epokë e re për transportin, ku do të kemi një stacion modern. Kohëzgjatja e përfundimit të këtij projekti është për dy vjet”, tha Hyseni.

Ai më tej shtoi se disa prej projekteve të investimeve kapitale sipas marrëveshjeve me donatorë janë planifikuar të realizohen për periudhën dy-vjeçare dhe priten të përfundojnë sivjet.

Kryetari i Gjilanit, tha se Kult Qendra në lagjen Dardania, është në ekzekutim të punëve. Kjo po i shton vlerë kësaj fushe në Gjilan. Vlera e saj është 1. 2 milionë euro.

Sipas tij edhe zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” është në ekzekutim të punëve. Projekti është 2.4 milionë dhe është kryer rreth gjysma e punëve të kolektorit dhe punimet po vazhdojnë.

“Fundviti erdhi me super investim në Gjilan. Nënshkruam kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi në proces është edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza në qytet dhe së shpejti pritet të nisin punimet, pas shpronësimeve. Shumë qytetarë preken nga ky projekt i cili do të jetësohet.

Kryetari, tregoi edhe për asfaltimin e rrugës në fshatin Haxhaj, terrenet sportive. Kanalizimi fekal Livoç të Poshtëm – Livoç i Epërm- Lagjja Kodra e Thatë.

Ai përmendi edhe mini parqet, terrenet sportive në fshatin Mihyr. Projektin Smart Citz (Neutral Host).

Në tri shkolla janë bërë investime në infrastrukturë e laboratorë si: SH.F.M.U. ‘’Abaz Ajeti’’. SH.F.M.U. ‘’Rexhep Elmazi’’. SH.M.T. ‘’Mehmet Isai’’.

Sipas tij, asfaltimi i rrugës nga fshati Dobërçan- Pogragjë ka përfunduar prej 3.7 kilometrash. Në fshatin Malishevë po vazhdon faza e 2, asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj dhe rruga Llovcë – Ranatovcë.

Kryetari i Gjilanit, tha se komuna për vitet 2023 dhe 2024 ka përkrahur bizneset e reja dhe ato ekzistuese të grave me mjete financiare me vlerë 248,000.00 euro.

Ai shtoi se kjo ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese, avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me qëllim të përkrahjes dhe subvencionimit të bizneseve të reja dhe atyre të grave ndërmarrëse ekzistuese për vitin 2025 ka planifikuar në ndajë 220,000 euro”, tha kryetari Alban Hyseni.

Share This:

Tags: |Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – fton qytetarët për

13 May 2025
Lajme

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për

12 May 2025
Lajme

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm

12 May 2025
Kulturë

“Zjerm” nga Shkodra Elektronike befason me sondazhe,

12 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan,

23 April 2025

Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.