
20 shtëpi në Lagjen e Re në Gjilan mes baltës, kërkojnë asfaltim të rrugës
Banorët e Lagjes së Re në Gjilan po përballen me një situatë të vështirë për shkak të mungesës së asfaltimit të rrugës që lidh 20 shtëpitë e tyre.

Çdo herë që bie shi, sipas banorëve të kësaj lagjeje, rruga kthehet në baltë, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin për këmbësorë e automjete.
Ata thonë se kanë ngritur ankesa të shumta pranë institucioneve komunale, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.







