13 të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti që e goditi Pakistanin dhe Afganistanin
Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në veri të Pakistanit pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në të gjithë Afganistanin dhe Pakistanin, lëkundjet e tërmeteve u ndjenë deri në kryeqytetin indian, Nju Delhi.
LEXO EDHE:
Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qytetit afgan Jurm, pranë kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, i cili shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Më shumë se 1 mijë njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 – më vdekjeprurësi në Afganistan në gati një çerek shekulli, që goditi provincën e varfër të Pakistanit më 22 qershor të vitit të kaluar, shkruan Al Jazeera.