Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

Shoqata Humanitare “Bereqeti” hapi ekspozitë në Medresenë e Gjilanit, prezantoi aktivitete të ndryshme humanitare

Shkruan Nexhat Rexha – Shkolla e Karaçevë së Epërme, vatër e dritës dhe rritës së

Rrezikimi i shëndetit të futbollistëve, Ademi mbledh Këshillin Mjekësor: Të forcohen masat emergjente

LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Arrestohet i dyshuari që tentoi t’i vriste katër të mitur më 2022 në Viti

Del tymi i bardhë në Vatikan, Papa i ri në ditën e dytë të Konklavit

 10 këshilla se si të mposhtni frikën tuaj gjatë fluturimeve me avion
Kuriozitete Lajme

10 këshilla se si të mposhtni frikën tuaj gjatë fluturimeve me avion

18 July 2023 0 Comment 6 min read

AA

Frika nga fluturimi, e quajtur edhe aerofobia ose aviofobia, është një nga fobitë më të zakonshme në botë. Shumë prej jush ndoshta e kanë përjetuar vetë ose njohin dikë që vuan prej saj.

Sipas psikologëve kjo është një frikë që mund të mposhtet lehtësisht duke zbatuar këto 10 këshilla të listuara në këtë artikull.

Pyesni

Shumë nga situatat që krijojnë panik tek njerëzit aerofobik janë për shkak të keqinterpretimeve të kushteve normale që lidhen me fluturimin. Dokumentimi dhe marrja e më shumë njohurive mbi funksionimin e avionëve, fazat e fluturimit dhe proceset e sigurisë së aeroportit mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë dinamikën e udhëtimit dhe për të shuar frikën tuaj.

Mbërritja në aeroport në kohë

Vonesa ose mungesa e kohës gjeneron ankth dhe stres. Prandaj, është e këshillueshme që të planifikoni udhëtimin në mënyrë që të jeni në aeroport mjaftueshëm paraprakisht dhe kështu të jeni në gjendje të kryeni kontrollin dhe operacionet e sigurisë pa nxitim dhe me më shumë qetësi .

Zgjidhni vendin tuaj në aeroplan

Zgjedhja e një vendi ku ndiheni rehat mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit. Për shembull, njerëzit me marramendje është më mirë të shmangin sediljet në dritare dhe të zgjedhin një vend në afërsi të korridorit të avionit.

Konsultimi

Konsultimi i informacionit të ofruar nga linjat ajrore në lidhje me vendet pranë daljeve emergjente, sediljet më të bollshme, si dhe pozicionin e motorëve mund të jetë një informacion i vlefshëm për të zgjedhur sediljen më në përputhje me nevojat tuaja.

Zgjidhni veshje të rehatshmë dhe praktike

Është praktikë e mirë të vishni rroba të rehatshme dhe që shmangin djersitjen, duke shmangur rrobat e ngushta ose të pakëndshme do të krijohet një atmosferë më e qetë për ju gjatë fluturimit.

Shmangni pijet stimuluese

Para dhe gjatë fluturimit, këshillohet të shmangni pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool pasi mund të rrisin ankthin. Më mirë, në vend të kësaj, të zgjidhni ujin ose çajrat bimor.

Dëgjoni udhëzimet e sigurisë

Këshillohet që t’i kushtoni vëmendje informacionit të dhënë nga ekuipazhi i fluturimit gjatë konferencave të sigurisë. Të dish se çfarë të presësh dhe si të reagosh në një emergjencë mund të ndihmojë në uljen e ankthit.

Ndërveproni me ekuipazhin e fluturimit

Stjuardesat janë plotësisht të disponueshme për udhëtarët dhe janë të trajnuara për të mbështetur dhe siguruar pasagjerët. Të flasësh me ekuipazhin dhe të shprehësh ankthet dhe pasiguritë mund të jetë një shpëtim për ata që kanë frikë nga fluturimi.

Merruni me diçka

Një ‘ilaç’ efektiv për të kapërcyer frikën është të përpiqeni të shpërqendroni veten gjatë fluturimit duke u marrë me aktivitete të tjera. Leximi i një libri, dëgjimi i muzikës ose biseda me personat që keni pranë janë të shkëlqyera për ta mbajtur mendjen larg frikës teksa fluturoni.

Merrni pjesë në një kurs ajror

Shumë linja ajrore, për të përhapur mesazhin se fluturimi është i sigurt , ofrojnë kurse specifike që synojnë të ndihmojnë ata që vuajnë nga aerofobia, të mësojnë se si të menaxhojnë frikën dhe të jetojnë përvojën e fluturimit me më shumë qetësi.

Share This:

Tags: Aerofobia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve

9 May 2025
Lajme

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor

9 May 2025
Lajme

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas

9 May 2025
Uncategorised

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.