Zyrtare: Një fëmijë i vdekur në Pejë për shkak të përmbytjeve, dy persona të tjerë në intensivë
Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka konfirmuar vdekjen e një fëmije nga përmbytjet sonte në Pejë.
Ai për Gazetën Express tha se edhe dy të tjerë janë në intensivë duke u trajtuar.
“Konfirmojmë se një fëmijë rreth moshës 5 vjeçare ka vdekur. Dy të lënduar janë në intensivë”, tha ai.