Zyrtare: Alden Skrijelj përforcimi i radhës te Suhareka, transferohet nga Fushë Kosova
Sulmuesi i krahut, malazezi Alden Skrijelj do të vazhdojë të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar, pasi ka nënshkruar për dy vite me Suharekën.
Skrijelj sezonin e shkuar ka luajtur te Fushë Kosova, ku shënoi dy gola dhe dhuroi nëj asistim.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin malazez Alden Skrijelj i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 2 vjeçare”.
“Skrijelj edicionin e fundit ishte pjesë e Superligës së Kosovës me skuadrën e Fushë Kosovës ku pati paraqitje të shkëlqyeshme që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të, në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si; FK Drezga, Mladost DG, FK Jezero etj”.
“Zyrtarizimin e futbollistit e bëri nënkryetari i klubit njëherit edhe bashkëpronari z.Fadil Bytyqi, ndërkaq prezantimi i futbollistit do bëhet ditëve në vijim në ambientet e klubit tonë”, shkruan në njoftimin e klubit.
Suhareka ka nënshkruar me trajneri Shpërtim Duro, ndërsa ka afruar edhe Lorik Boshnjakun nga Vllaznia e Shkodrës.