Zjarr në zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore
Një zjarr i madh i ka përfshirë disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës mëngjesin e së martës.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri ka kapluar katin e dytë të objektit.
Lajmin e ka konfirmuar Ditor Haliti, ushtrues detyre i IML-së. Ai ka thënë se zjarri duket se ka dal nga zyra e doktor Arsim Gerxhaliut dhe zyra e tij.
“Rreth ores 08:00 është vërejtur zjarri në katin e dytë. Zjarri duket se ka dalë nga zyra e doktor Arsim Gerxhaliut dhe zyra ime”, ka thënë për media Ditor Haliti, ushtrues detyre i IML-se. Policia dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Haliti.
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.