Wednesday 4 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Zjarri shkrumbon ekskavatorin në Viti, dëmi vlerësohet në 80 mijë euro

Rizgjidhet kryesuesja e Grupit të Grave në Kamenicë

Pastrohet deponia e mbeturinave në Moqare të Kamenicës

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik viziton fabrikën e re të biçikletave në Ponesh

Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së

Drejtori i ri i Urbanizmit në Gjilan paraqet prioritetet e tij

Elona Sadiku – soprano mbajti koncert në Sallën Perandorake të Muzeut Rajonal në Ústí nad

Granit Xhaka i lumtur që Sunderlandi realizoi synimin e parë – BBC me vlerësim interesant

Çështja e presidentit, raportohet se Kurti sot sërish takon Hamzën e Abdixhikun

 Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”
Lajme Teknologji

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”

12 November 2022 0 Comment 8 min read

AA

I ka zhvilluar punimet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” e cila u organizua nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kryesuesi i Konferencës Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, njëherësh Prorektor për Çështjet Akademike, Kërkime Shkencore dhe Studentore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.

Kurse hapjen e Konferencës e bëri Rektori i UKZ-së prof..Dr. Bajram Kosumi i cili u dëshiroi suksese pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare ”Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë”.

Rektori Kosumi në fjalën e tij ka thënë se, ka gjasa që teknologjia digjitale është shpikja më e madhe në historinë e njerëzimit. Ajo sot është promotori dhe gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik. Fabrikat e shekujve XIX-XX sot është kompjuteri.

Rektori ka thënë se digjitalizimi i dijeve, i përvojës dhe inteligjencies njerëzore është hap i madh drejt njeriut të shumë dijshëm. Sipas tij, disa popuj e disa kultura kanë ecur përpara në këtë drejtim. Në Kosovë dhe në kulturën shqiptare ka një ngecje, dhe kjo ngecje është paradoks më vete. Sipas Rektorit Bajram Kosumi, ndërkomunikimi shkencor sot është bërë më i rëndësishëm se asnjëherë deri tash.

Proceset e globalizmit, të cilat në masën më të madhe mbështeten në mundësitë që krijon teknologjia digjitale, e bëjnë të domosdoshëm komunikimin e të arriturave tona shkencore, ka thënë ndër të tjerash Rektori Kosumi.

Në fund Rektori ka uruar të gjithë  për konferencën, duke ju dëshiruar që të prezantojnë të arriturat e tyre shkencore dhe të diskutojnë në fund të çdo sesioni për çdo të arritur.

Në këtë konferencë me fjalë përshëndetëse të pranishmëve u është drejtuar zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci, Geron KABERI – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Lidership Shkollor (CSL), si dhe përfaqësuesit e institucioneve organizative të konferencës, Irena Nikaj, Monika Hasani, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë SHQIPËRI, Nehat DERVISHI – Koordinator Tematik për Arsimin e Lartë, HERAS Plus, Ali PAJAZITI – Kryetar i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA),  Besim GOLLOPENI – Kryetar i Forumit Sociologjik Ballkanik, Ismajl BAFTIJARI – Drejtor, Instituti për Shkencë dhe Teknologji, si dhe Krešimir Žažar – Universiteti i Zagrebit, KROACI.

Prof. Dr. Leke SOKOLI – Koordinator i Institucioneve Partnere të Konferencës së bashku me zëvendës Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci, kanë ndarë Çmimi për Përsosmëri në Kërkim dhe Praktikë, ),  Besim GOLLOPENI – Kryetar i Forumit Sociologjik Ballkanik.

Ndërsa Rektori i UKZ-së Prof. Dr. Bajram Kosumi i ka dhuruar stafetën Universitetit Ismail Qemali, nga Vlora e Shqipërisë, për organizimin konferencës së ardhshme ndërkombëtare: “Kapitali social dhe sfera publike në shoqërinë bashkëkohore”.

Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” që i organizoi punimet ne sesionin plenar, në sesione speciale dhe sesione të përbashkëta, janë paraqitur  për prezentim 162 Punime me gjithësejtë 264 autrorë, ko-autorë dhe kontribuues tjerë shkencorë dhe profesionistë, nga 22 vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Temat e konferencës ishin: Tema qendrore: “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë”, tema të tjera ishin: nga 15 seksione, Konferenca e Dytë Vjetore e Lidershipit të Shkollës (CSL – AADF),  Kultura, Artet, Sfera Publike dhe Komunikimi; Popullsia, Migrimi dhe Diaspora;  Arsimi dhe Sporti;  Politika, Demokracia, Integrimi dhe Ligji;  Feja, Sjellja Kolektive dhe Lëvizjet Sociale; Martesa, Familja, Mirëqenia, Politika Sociale dhe Komuniteti;  Fëmijëria, rinia, koha e lirë, plakja dhe gjinia; Puna, Profesionet, Organizimi, Çështjet Urbane dhe Rurale;  Studime krahasuese, historike, rajonale, globale dhe të së ardhmes;  Siguria, Shëndeti Publik, Devijimi dhe Kontrolli Social;  Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut;  Mjedisi, Ekonomia, Turizmi dhe Zhvillimi;  Shkencë, Teknologji, Dixhitalizim dhe Inovacion; Seksioni i Studentit  (Teknologjia dhe Shoqëria në këndvështrimin e studentit)

Për pjesëmarrësit janë ndarë edhe certifikata.

Institucionet organizative të Konferencës Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” janë: Universiteti Publik ” Kadri Zeka” në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, University of Zagreb, Universitetin e Mitrovicës, University of Montenegro, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Durrësit, Universitetin Nënë Tereza; Kolegji AAB, Albanian Sociological Association (ALBSA), Balkan Sociological Forum; Institute for Science and Technology(INSI); Institute of Sociology, Demographic Research and Innovation (ISDI)

Kjo konferencë vazhdoi vargun e konferencës së 17-të “AIS-ALBSA” dhe Konferencës së 2-të vjetore të “Scholar Leadership (CSL-AADF).

Share This:

Tags: Gjilan UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit dhe kalon

4 March 2026
Lajme

Zjarri shkrumbon ekskavatorin në Viti, dëmi vlerësohet

4 March 2026
Lajme

Rizgjidhet kryesuesja e Grupit të Grave në

4 March 2026
Lajme

Pastrohet deponia e mbeturinave në Moqare të

4 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Drejtori i ri i Urbanizmit në Gjilan

4 March 2026

Në faqen zyrtare të Komuna e Gjilanit është publikuar njoftimi për prioritetet e Drejtorit

Lajme

Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës

3 March 2026

Prodekani i Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Ass. Dr. Vaxhid Sadriu,

Lajme

Takim pune ndërmjet FSHS-së dhe Institutit të

3 March 2026

Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.