Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Manchester United mund të sjellë yje të mëdhenj pas mbylljes së afatit kalimtar

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në histori në Top 5-en europiane për Këpucën e

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person dërgohet në spital

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

 Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Renditja e sivjetme për lirinë e mediave nuk duhet të na dekurajojë, nuk ka qenë vit i lehtë
Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Renditja e sivjetme për lirinë e mediave nuk duhet të na dekurajojë, nuk ka qenë vit i lehtë

3 May 2024 0 Comment 5 min read

AA

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit për Liri të Shtypit nga organizata joqeveritare, Reporterët pa Kufij, ku Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, shkruan Reporteri.net.

Kryeziu ka bërë thirrje për mosdekurajim, pasi thotë se ky nuk ka qenë vit i lehtë.

“Pas dy viteve progres të theksuar në Indeksin e Lirisë të Mediave të RSF, renditja e sivjetme nuk duhet të na dekurajoj sepse nuk ka qenë një vit i lehtë, sidomos në aspektin e sigurisë marrë parasysh ngjarjet në veri. Përkundrazi, përballë një rreziku global të cenimit të lirisë së shtypit, besueshmërisë dhe pavarësisë së saj, është koha e duhur për të rikujtuar dhe ushtruar rolin që secili ka në mbrojtjen dhe fuqizimin e mediave të pavarura dhe profesionale, si një prej shtyllave kryesore të shoqërive demokratike”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Ai tha se në krahasim me raportin e vitit të kaluar, duket që janë dy çështje kryesore që kanë diktuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave këtë vit.

“E para, sulmet ndaj gazetareve e gazetarëve nga bandat kriminale të strukturave paralele të Serbisë në katër komunat në veri në mes muajve maj-korrik 2023, e që në raport qenkan përshkruar me një gjuhë neutrale: “sulmet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë tensioneve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar tutje ai.

LEXO EDHE:

Osmani: Riafirmojmë angazhimin për lirinë e gazetarëve – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente

LEXO EDHE:

Këshilli i Mediave: Përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat janë të papranueshme

E dyta, thotë Kryeziu, “denoncimi publik që Klan Kosova sh.p.k është regjistruar në Kosovë me dokumente të Serbisë dhe llogaridhënia ligjore që i është kërkuar nga institucionet e vendit si pasojë, të cilin raporti e paska përshkruar si në vijim: “Klan Kosova ka qenë subjekt i ngacmimeve administrative (en. administrative harassment) nga Qeveria e Kosovës”.

“Në veri Polica e ka bërë të mirën e mundshme që të ofrojë siguri për të gjithë. Veriu i rrezikshëm ka qenë edhe për vetë Policinë e Kosovës. Një vit pas, atje ka më shumë siguri për raportim të mediave nga terreni se që ka pasur në të kaluarën. Ky nuk është sukses vetëm i institucioneve të sigurisë, por edhe i gazetarëve e gazetareve dhe mediave që përmes raportimeve të tyre të guximshme e shpalosën të vërtetën e ngjarjeve të majit dhe qershorit – duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në mbrojtjen e kushtetutshmërisë”, shkroi tutje Kryeziu.

“Sa i përket çështjes së Klan Kosovës sh.p.k, aty është evidentuar një shkelje ligjore. Pas denoncimit publik, Klan Kosova sh.p.k ka përmirësuar të dhënat në regjistrim, duke pranuar kështu që faktikisht ka pasur shkelje gjatë regjistrimit fillestar. Ndryshe nuk kishte pse t’i përmirësonte. Edhe këtu, mediat kanë pasur një rol kyç në denoncimin publik të rastit, duke kontribuar edhe këtu në respektimin e kushtetutshmërisë”, tha Kryeziu.

LEXO EDHE:

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Share This:

Tags: Mediat Qeveria
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Manchester United mund të sjellë yje të

4 February 2026
Futboll

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në

4 February 2026
Ekonomi

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë,

4 February 2026
Ciceroni

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e

4 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Featured Lajme Librari

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin

29 January 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në

Lajme

Sorensen mbërrin në Qeveri, pritet të takohet

14 January 2026

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në objektin e

Lajme

Qeveria në detyrë merr tri vendime të

7 November 2025

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten, 6 nëntor. Kryeministri e ministrat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.