
Zbulohen pikët e Topit të Artë, Dembele fitoi bindshëm përballë Yamal
Osman Dembele ka fituar Topin e Artë me një diferencë të ndjeshme prej 321 pikësh.

France Football ka publikuar renditjen zyrtare mbrëmjen e sotme ku francezi ka pasur 1380 pikë, kundrejt 1059 pikëve të Lamin Yamal.
Nga 100 gazetarë që votuan për Topin e Artë, 73 i kanë dhënë pikët maksimale sulmuesit të PSG-së, ndërsa lojtari i Barcelonës u zgjodh vetëm nga 11 shtete si i pari.
Pikët për futbollistët
1 – Ousman Dembele – 1380
2 – Lamin Yamal – 1059
3 – Vitinja – 703
4 – Mohamed Salah – 657
5 – Rafinja – 620
6 – Ashraf Hakimi – 484
7- Kilian Mbape – 378
8 – Kol Palmer – 211
9 – Xhanluixhi Donaruma – 172
10 – Nuno Mendes – 171
