Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

 Xheri Dauti, taksistja gjilanase që shpërfillë paragjykimet provinciale duke dhënë shembuj që demantojnë skepsën për rolin e femrës në shoqëri
Kuriozitete Lajme

Xheri Dauti, taksistja gjilanase që shpërfillë paragjykimet provinciale duke dhënë shembuj që demantojnë skepsën për rolin e femrës në shoqëri

22 August 2024 0 Comment 7 min read

AA

Ka disa muaj që ka filluar të punoj si taksiste në njërën nga kompanitë e Gjilanit. Ajo është Xheri Dauti, e cila që në fillim të bisedës thotë se të punosh si taksiste është punë që e bënë të ndihet mirë dhe se punon me përkushtim e dëshirë të madhe.

“Kam filluar të punoj si taksiste para 3 – 4 muajsh, përafërsisht në fillim të sezonës verore. Fillimisht, vërtetë kam vërejtur befasi nëpër fytyrat e udhëtarëve, megjithatë, me kalimin e kohës ata u mësuan me idenë dhe tani e shohin si diçka normale”, tha ajo.

Në bisedën e realizuar enkas për TV Gjilani, Xheri Dauti tregoi edhe për të kaluarën me angazhime të ndryshme, duke potencuar se para se të fillonte të punonte si punëtore taksie, ka punuar në fushën e mobilerisë, në të cilin sektor thotë se ka mësuar për detajet dhe punën manuale.

“Ajo eksperiencë më ka mësuar të jem e durueshme dhe e kujdesshme, dy cilësi që më kanë ndihmuar edhe në rolin tim si taksiste”, vijoi ajo.

Është nga femrat e rralla, madje e mbase e vetme që ushtron këtë veprimtari pune, ndërsa thekson se orari i saj është i ndryshueshëm pasi variron nga periudha në periudhë dhe lidhet me kërkesat e udhëtarëve.

“Disa ditë mund të punoj më shumë, ndërsa disa të tjera më pak. Financiarisht, kjo punë ia vlen, sidomos nëse e kombinoj me angazhimin tim në mobilieri”, shtoi xheri, duke potencuar se është e rëndësishme për të që të ketë një burim të qëndrueshëm të ardhurash, ndërsa thekson se kjo punë ia mundëson një gjë të tillë.

Ndonëse e përgatitur psikologjikisht për t’i abstrahuar paragjykimet, Xheri tregon se ato (paragjykimet) ekzistojnë edhe në mjedisin tonë, në Gjilan, sikurse në mbarë shoqërinë tonë gjithandej, përkundër që ato paragjykime, gradualisht nga dita në ditë po zvogëlohen.

“Shumica e njerëzve e pranojnë me pozitivitet faktin që një grua mund të jetë taksiste, por ka ende disa që mbeten të befasuar, ose që shfaqin dyshime! – Unë jam e vendosur dhe kam mësuar t’i injoroj këto paragjykime!”, vijon më tej Xheri Dauti.

Ajo pranon se ka pasur sfidat e saj në këtë profesion që e ushtron tani e disa muaj, porse nga momentet më sfiduese vecon ato kur përballet me udhëtarë të vështirë si personalitete, por pa i shkuar aspak mendja të braktisë punë e saj që e do me pasion!

“Megjithatë, unë nuk kam menduar ndonjëherë seriozisht ta braktis këtë punë. Çdo punë ka sfidat e saj, dhe unë kam mësuar të përballoj këto sfida me durim dhe vendosmëri”, thekson më tej ajo.

Me qenë se puna e saj krijon njëherit kontakte të vazhdueshme me personalitete të ndryshme, sidomos në vet qytetin e saj, Xheri ka një vlerësim autentik për gjilanasit të cilët mundohet t’i përshkruaj me një fjalë të vetme, bazuar në karakteristikat e tyre, specifikat, vecoritë e atributet që i dallojnë, në krahasim me udhëtarë të qyteteve apo komunave tjera. Sipas saj, termi më adekuat që do t’i karakterizonte gjilanasit me një frazë të vetme do të ishtë “mikëpritës!”, për c’gjë thotë se ata janë njerëz të hapur dhe të gatshëm në cdo rrethanë të ndihmojnë të tjerët.

Duke përshkruajtur punën e saj, Xheri thotë se oraret ndonjëherë ndodhë të jenë edhe të zgjatura pasi natyra e punës e kërkon një gjë të tllë dhe se ato raste janë më të theksuara sidomos gjatë fundjavës ose gjatë periudhës së sezoneve. Ajo tregon se qytetarët mund të thërrasin një taksi deri në orët e vona të mbrëmjes dhe se kompania në të cilën punon është e gatshme dhe e përkushtuar që të ofroj mundësi e shërbime sa më gjatë që të jetë e mundur për udhëtarë.

Xheri ka folur edhe për përvojën e saj në këtë profesion gjatë sezonit veror, i cili është në përfundim e sipër.

“Gjatë verës, kur bashkëatdhetarët vijnë për pushime, puna është më intensive, me më shumë kërkesa për shërbime taksie. Tani që sezoni ka përfunduar – puna është qetësuar pak, por kjo na jep mundësinë të rikuperohemi dhe të përgatitemi për periudha të tjera të ngarkuara”, thekson ajo.

Në fund të bisedës, Xheri shprehet hapur që është e kënaqur me punën e saj për të cilën thotë se përkundër që ka sfida e shijon dhe është krenare për rrugëtimin e saj profesional, sidomos për faktin se mund të japë kontribut në komunitet dhe të mbështes njëkohësisht familjen e saj.  

Share This:

Tags: Xheri dauti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.