Wednesday 4 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën, detaje se ku mund

Komunikatë zyrtare | Gjilani dhe Prishtina dakordohen për huazimin e 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣𝐭

Pse ka rënë ChatGPT?

Joan Laporta jep dorëheqjen si president i Barcelonës

Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti takim koordinues për procedurat pas-akredituese

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë

Dënohet “sheh-imami” nga Kosova – luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat

 Xhaka i gatshëm për fundjavën historike: Po shkruajmë histori
Futboll Sport

Xhaka i gatshëm për fundjavën historike: Po shkruajmë histori

12 April 2024 0 Comment 5 min read

AA

Menjëherë  pas fishkëllimës së fundit, lojtarët dhe tifozët e Bayer Leverkusenit e kthyen mendjen te fundjava që mund të jetë historike. Tifozët nisën thirrjet për kampionët e rinj të Gjermanisë. 

Në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit. Do të jetë titulli i parë në histori të klubit.

“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten”, thotë Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit. Ai vlerësohet “motor” i skuadrës.

Edhe në fitoren 2:0 ndaj West Hamit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, të enjten mbrëma, Xhaka ka nisur shumicën e aksioneve të Leverkusenit. Ka kryer shumë punë në mesin e fushës. 

“Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka shtuar Xhaka. 

Fitorja do të mjaftojë për Leverkusenin që të shpallet kampion. 

“Pritja është e madhe. Nuk mund të jetë më e madhe”, thotë trajneri Xabi Alonso, që po e udhëheq

Bayer Leverkusenin në kampanjën historike.

“Nëse fitojmë jemi kampionë. Duhet të japim maksimumin. Kemi 90 minuta për të arritur diçka shumë të veçantë”, ka shtuar Alonso.

Gjashtë xhiro para fundit, Leverkuseni udhëheq me 76 pikë. Bayerni dhe Stuttgarti i kanë nga 60 pikë. Këto dy skuadra luajnë të shtunën dhe Leverkuseni mund të shpallet kampion ende pa luajtur. Por një skenar të tillë nuk e duan te skuadra e Xhakës. Shpresojnë për festë të madhe në ndeshjen e së dielës.
“Shpresojmë se mund të vendosim për vete”, thotë Jonas Hofmann, që shënoi golin e parë ndaj skuadrës angleze, në minutën e 83-të. “Nuk duam që titulli të sigurohet duke qëndruar në shtëpi, me një gotë ujë para vetes. Ashtu nuk mund të shprehim të gjitha emocionet”.

Hofmann e shënoi golin pak minuta pas aktivizimit në ndeshjen e së enjtes. Goli i fundit i tij ishte realizuar në tetor të vitit 2023 dhe ai u zhduk edhe nga radari i selektorit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

“Jam i lumtur që funksionoi, sidomos në një ndeshje kaq të rëndësishme. Natyrisht se kjo të sjell vetëbesim”, thotë 31-vjeçari.

Victor Boniface, që po ashtu ishte zëvendësues, rriti besimin me golin e dytë. Ai shënoi në kohën shtesë. Ai shënoi golin e parë pas afro katër muaj. Mungoi gjatë për shkak të një lëndimi.
“Edhe një herë lojtarët erdhën nga stoli dhe vendosën ndeshjen. Kemi skuadër ku të gjithë meritojnë vendin në 11-shen e parë”, thotë Xhaka.

“Ndeshjet fitohen me pak lojtarë, por si skuadër fitohen titujt”.

I pari mund të sigurohet të dielën, apo edhe të shtunën. Ai më i vlefshmi, i Bundesligës. Dy trofe të tjerë mund të shtohen ndërkohë, i Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë. Tifozët dhe lojtarët e Leverkusenit tashmë e ëndërrojnë tripletën. Leverkuseni ka plot 42 ndeshje pa humbje. Dhe gjëra të mëdha nga ëndrra po bëhen realitet.

Share This:

Tags: Granit Xhaka
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi

3 February 2026
Ekonomi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë,

3 February 2026
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, shi e

3 February 2026
Kuriozitete

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se

3 February 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport

 Dramë, pasion, emocion! – Ja se si

10 January 2026

Rreth 8,000 tifozë të Sunderlandit udhëtuan për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen

Futboll Lajme Sport

“Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas

8 January 2026

Gjatë këtyre ditëve disa qytete të Kosovës u përmbytën nga shiu i pandërprerë. Kapiteni

Futboll Sport

“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi

15 December 2025

Momenti më emocionues pas derbit Tyne-Wear u pa kur tifozët e Sunderlandit nisën të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.