Vrasja në dasmë në Ferizaj, i dyshuar një polic
Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Hodaj ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë jo zyrtare.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj për Reporteri.net.