Vjedhje e rëndë në Ferizaj
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dardani të Ferizajit.
Viktima ka raportuar se dikush ka depërtuar me forcë në shtëpinë e tij të cilën e kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie.
Policia: – “VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Dardani, Ferizaj 21.05.2023 – 13:15.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij te cilët kishin demoluar si dhe kanë vjedhur: stoli ari, para kesh dhe një pushkë gjuetie. Rasti është duke u hetuar.”