Thursday 26 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht – arrestohet

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

Ngatërresë mes vëllezërve për një pronë në Gjilan, përfundojnë në mbajtje

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë

Sonte mbyllet faza Play-Off e Champions League

Arta Haziri Nuhiu, pjesë e panelit të jurisë vlerësuese në festivalin e muzikës ”Tallin Voice

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

 Vizitë studimore e studentëve nga PH Zug në UKZ
Lajme

Vizitë studimore e studentëve nga PH Zug në UKZ

7 October 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mirëpritur një grup studentësh nga Shkolla e Lartë Pedagogjike ZUG e Zvicrës, të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore një javore në UKZ.

Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave arsimore, njohja me sistemin e arsimit në Kosovë dhe forcimi i bashkëpunimit mes studentëve dhe stafit akademik të të dy institucioneve.

Në ditën e parë të vizitës, delegacioni nga Zvicra u prit nga Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili,  Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Dr. Naim Mustafa si dhe u.d. Udhëheqës i Divizionit Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime Betim Berisha, të cilët u kanë dëshiruar mirëseardhje studentëve zviceran. Ndërkohë është zhvilluar edhe një takim me stafin akademik të Fakultetit të Edukimit i drejtuar  nga Porf. Dr. Merxhan Avdyli, ku u diskutua për programet studimore, mënyrat e zhvillimit të praktikës mësimore dhe rolin e mësuesit në shkollë dhe shoqëri.

Pjesë e agjendës janë edhe vizitat në shkollat fillore të qytetit të Gjilanit, si “Thimi Mitko”, “Musa Zajmi”, “Selami Hallaçi” dhe “Rexhep Elmazi”, ku studentët do të ndahen në grupe për të ndjekur orë mësimore dhe për të shkëmbyer përvoja me mësues e nxënës.

Gjithashtu, gjatë vizitës do të organizohen punëtori të përbashkëta, prezantime nga studentët e të dy universiteteve dhe diskutime rreth praktikave të mira të arsimit, të moderuara nga Prof. Asoc. Dr. Teuta Agaj, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku dhe z. Betim Berisha.

Në ditën e fundit të programit, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një turne kulturor në Kosovë, duke vizituar Kompleksin Memorial të Prekazit, qytetin e Pejës, lumin Drini i Bardhë dhe qytetin historik të Prizrenit.

Studentët zviceran gjatë vizitës së tyre studimore, janë duke qëndruar nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Kjo vizitë, që mbështetet nga UKZ, shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të universitetit dhe në përgatitjen e mësuesve të ardhshëm me përvoja ndërkulturore e akademike.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e

25 February 2026
Lajme

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë

25 February 2026
Lajme

U arrestua në Merdarë me 1 milion

25 February 2026
Lajme

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661

25 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial

20 February 2026

Në Universiteti Publik “Kadri Zeka” është mbajtur mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial (BKI), në

Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu”

20 February 2026

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri

Lajme

Diskutohet bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike

19 February 2026

Në një takim ndërmjet Sylë Ukshini, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.