![Viti: Vazhdohet me sanimin dhe rivitalizimin e rrugëve në lokalitetet e komunës së Vitisë](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-11-144352-763x560.png)
Viti: Vazhdohet me sanimin dhe rivitalizimin e rrugëve në lokalitetet e komunës së Vitisë
Projekti i sanimit dhe rivitalizimit të rrugës “Sylejman Aga”në Pozheran është në realizim e sipër dhe punimet në këtë rrugë, i ka përcjellur nga afër edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Ai me këtë rast ka ri-theksuar se Institucionet komunale po vazhdojnë me përkushtim në ri-vitalizimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e kësaj komune.
Haliti ka përmendur edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar e që lidhin lokalitetet mes vete. Rruga që është asfaltuar sot është degëzim nga rruga kryesore dhe që shpie tek xhamia e Pozheranit.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)