Viti: Nisë mbarë procesi mësimorë në Viti
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, kryetari i komunës Sokol Haliti, vizitoi shkollat e çerdhet në komunën e Vitisë dhe përcjelli urimet më të përzemërta për këtë ditë, e cila shënon një fillim të ri në një rrugëtim drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se kjo ditë është e veçantë për secilin nxënës dhe se është kënaqësi ti shohësh ata, të prirë nga entuziazmi e të mbushur plotë jetë.
Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, u shpreh se procesi mësimorë në komunën e Vitisë, sot ka nisur mbarë në të gjitha shkollat, dhe dita ditës këto shkolla po prekin standarde të larta në mësimnxënie.