Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Vihet gurthemeli i shkollës së mesme të ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë
Lajme

Vihet gurthemeli i shkollës së mesme të ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë

13 March 2023 0 Comment 6 min read

AA

Sot, në përvjetorin e 58-të të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli në komunën e Kamenicës u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së mesme të ulët, e cila mban emrin e tij.

Kjo shkollë do të ketë gjithsej 20 klasa e pjesë tjera përcjellëse të cilat do të ofrojnë kushte më të mira për mësim, sikurse për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se vënia e gurthemelit të kësaj shkolle po bëhet pikërisht në përvjetorinë e 58-të shuarjes së rilindasit, Fan S. Noli, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.

Ai tha se kjo shkollë i plotëson kushtet për zhvillim të nxënësve, të cilët për një kohë të gjatë kanë mësuar në kushte të vështira.

Kryeministri Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë në mësim, duke shprehur përkushtimin institucionmal për angazhimin për këtë sektor.

“Po takohemi pikërisht në përvjetorin e 58- të të shuarjes së këtij rilindasi, përkujtimi i tij nëpërmjet emërimit të shkollës është simbolik me domethënie të madhe. Është zotim për vazhdimin e angazhimit për rrugën e dijes dhe të arsimit. Projekti i kësaj shkolle të mesme të ulët në Kamenicë është ai i një shkolle moderne do të ketë sipërfaqe bruto prej 4 mijë e 500 metrave katror me 20 klasë, 5 kabinete, 1 bibliotekë dhe menze moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive. Pas disa shkollimi në kushte të papërshtatshme nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkollë që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre…Roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktor vendimtar për zhvillimin e vendit, dhe kjo është arsyeja që ne kemi rritur buxhetin e arsimit për mbi 26% në dy vitet e fundit dhe e kemi bërë arsimin e lartë falas”, tha Kurti.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci u shpreh se ky projekt pritet të përfundojë brenda 36 muaj dhe ka koston 1 milionë e 700 mijë euro.

Ajo tha se ky objekt do të krijojë kushte më të mira për nxënësit, por edhe mësimdhënësit.

“Bashkë me Qeverinë e kemi trajtuar kërkesën dhe jam shumë e lumtur që në shkurt të këtij viti u lidh kontrata për ndërtimin e shkollës ‘Fan Noli’, i cili do të përfundojë diku për 36 muaj dhe projekti ka vlerën 1 milionë e 700 mijë euro duke ofruar kështu mundësi për nxënësit që të kenë kushte më të mira të mësimit, për stafin e mësimdhënësve, për gjithë menaxhmentin e shkollës që të punojnë në kushte më të përshtate për të ofruar më të mirën për fëmijët tanë. Përmirësimi i infrastrukturës është një nga parakushtet, infrastrukturës fizike në këtë rast dhe si MASHTI e si Qeveri kemi punuar që krahas përmirësimit të infrastrukturës fizike të punojmë edhe në infrastrukturën ligjore”, tha ajo.

E vënien e gurthemelit të kësaj shkolle, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj e konsideroi si vendosje të themelit për gjeneratat e ardhshme.

Rrahimaj theksoi se shkolla e mesme e ulët “Fan Noli” do të jetë ndër më modernet në Kosovë.

“Gjersa po nisim udhëtimin e ri të kësaj shkolle duhet të kujtojmë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e tullave dhe betonit, por po vendosim themelin për gjeneratat e ardhshme të Kamenicës dhe gjithë Kosovës. një themel i cili jo vetëm që do tu ofroj atyre siguri dhe aftësi për të pasur sukses, por gjithashtu do të pajisë me besimin dhe guximin për të kapërcyer çdo sfidë me të cilën mund të ballafaqohen në të ardhmen.

Kjo shkollë përfaqëson shpresën, ëndrrat dhe aspiratat e komunitetit tonë, është simbol i vendosmërisë sonë të palëkundur për ta bërë Kamenicën një vend më të mirë për veten dhe fëmijët tanë. Projekti përmban 20 klasa, 5 kabinete, fusha sportive të jashtme salla multifunksionale të brendshme, menzë e kuzhinë për ushqim, ashensor dhe gjitha elementet e një shkolle moderne“, u shpreh Rrahimaj.

Share This:

Tags: Arsimi Fan S Noli Kamenica Shkolla
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Investim 800 mijë euro: Furnizimi me ujë

18 March 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është duke

Lajme

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë

16 March 2026

Në atmosferën e muajit të Ramazanit theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit – shkruan

Lajme

Sherr për një udhëtar në trafik përfundon

8 March 2026

Një mosmarrëveshje në trafik mes dy burrave në Kamenicë ka përfunduar me përdorimin e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.