Sunday 14 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të dielën, 14 dhjetor 2025

E jashtëzakonshme! Vazhdon forma e lartë e Vedat Muriqit – ylli dardan gjen rrjetën ndaj

Raportohet për të plagosur nga të shtënat në SHBA, Trump del me reagim

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

 Vihet gurthemeli i Bulevardit të Qytetit, projektit më të madh në historinë e Gjilanit
Lajme

Vihet gurthemeli i Bulevardit të Qytetit, projektit më të madh në historinë e Gjilanit

2 September 2025 0 Comment 6 min read

AA

Kanë nisur punimet për projektin më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.

Po ashtu nisën punimet edhe për 6 rrugë rreth 8 kilometra vlera e të cilave arrijnë 3 milionë euro.

Do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i qarkores me rrugën e Prishtinës, mbi 300 mijë euro investim.

Në vënien e gurthemelit të këtyre projekteve pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga ministritë, drejtorë e zyrtarë komunalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: projekti më i madh kapital në historinë e qytetit po bëhet realitet. Qyteti më në fund po merr pamjen që e meriton. Gjilani i projekteve të mëdha.

“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tregoi se në të njëjtën kohë, nisën punimet edhe për 6 rrugë të reja me gjatësi totale prej 7,995 metrash, me një investim prej 3 milionë euro.

Po ashtu, do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i Qakorres me rrugën e Prishtinës, një projekt me vlerë 330 mijë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Bulevardi i Qytetit” që do ta transformojë qendrën e qytetit të Gjilanit.

Ai theksoi se Bulevardi do të jetë 450 metra i gjatë me një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë. Aty përfshihet ndërtimi i nënkalimit nga Stacioni i Autobusëve deri te objekti aktual i komunës, pastaj ndërtimi i parkingut nëntokësor në dy nivele me rreth 500 vendparkime, si dhe ndërtimi i objektit të ri pesëkatësh të Administratës Komunale në një hapësirë prej 8,600 metra katrorë.

“Me vlerë prej 18 milionë euro, ky është prej projekteve më të mëdha kapitale ndonjëherë në këtë komunë”, tha Albin Kurti.

Kryeministri theksoi se në këtë mandat të qeverisë së tij dhe të kryetarit Alban Hysenit, janë mbi 73 milionë euro projekte që po gjejnë zbatim.

“Bulevardi i ri i Qytetit, së bashku me shumë investime të tjera, po e ndryshon për të mirë qytetin dhe po e përmirëson përditshmërinë e qytetarëve. Gjilani tani është qytet i projekteve të mëdha, një qytet i cili nuk ndalet, një qytet që po bëhet shembull për gjithë Kosovën”, tha kryeministri Kurti.

Share This:

Tags: Bulevardi i Qytetit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 14

13 December 2025
Futboll

Asllani protagonist me gol, Avdullahu me paraqitje

13 December 2025
Lajme

E jashtëzakonshme! Vazhdon forma e lartë e

13 December 2025
Lajme

Raportohet për të plagosur nga të shtënat

13 December 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.