
Video/ Kancelari gjerman i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, ja reagimi i tij!
Friedrich Merz mori shembull nga Sir Keir Starmer dhe e filloi takimin e tij në Zyrën Ovale me Donald Trump me një dhuratë.

Ai i paraqiti presidentit amerikan certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, i cili, siç shpjegoi korrespondenti i Sky News, Mark Stone, ishte gjerman.
Shpesh përmenden lidhjet e Donald Trump me Skocinë – nëpërmjet nënës së tij, Mary Anne MacLeod Trump, e cila lindi në Tong, një fshat i vogël në ishullin Lewis në Hebridet e Jashtme. Por lidhjet e tij me gjermanët janë më të thella. Të dy gjyshërit e tij nga ana e babait ishin gjermanë.
Fredrich dhe Elizabeth Trump kanë lindur në Kallstadt, një fshat i vogël në rajonin e Pfalzit të Gjermanisë, në jugperëndim të Frankfurtit. Jeta e tyre pasqyron një histori klasike amerikane nga leckat drejt pasurisë. Fredrich emigroi në Nju Jork dhe më pas në Seattle në vitin 1885, ku u mor me pasuri të paluajtshme dhe biznesin e restoranteve.
The Chancellor of Germany presents President Trump his grandfather’s birth certificate! 🇩🇪 pic.twitter.com/gMoatjzlND
— Margo Martin (@MargoMartin47) June 5, 2025
Hulumtimet sugjerojnë se ai kishte marrë me qira dhe drejtonte një restorant me një bar dhe madje edhe një bordello të bashkangjitur. ‘Qeni Pudel’ reklamonte “dhoma private për zonja”.
Ai u kthye në Gjermani në vitin 1901 ku u martua me Elizabeth Christ. Çifti më vonë u kthye në Nju Jork ku u vendosën.
Ata patën dy fëmijë, John dhe Fred, i cili ishte babai i Donald Trump. Presidenti Trump nuk e takoi kurrë gjyshin e tij. Fredrich vdiq në Queens në vitin 1918, vetëm 49 vjeç.
Por ai e njihte gjyshen e tij gjermane para vdekjes së saj në vitin 1966. Ajo mori përsipër pasurinë familjare dhe e rriti biznesin duke ndihmuar në lançimin e asaj që do të bëhej perandoria e pasurive të patundshme e Trump.
