
VIDEO/ Incidenti me gazetarët serbë, Fatjon Kodra korrigjon përkthimin e gabuar
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Serbinë, vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin përkthimin e fjalëve të trajnerit.

Ai ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat të interpretoheshin saktësisht sipas mënyrës si ishin thënë. Ndërhyrja kishte për qëllim të shmangte çdo keqkuptim në komunikim.
Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, për t’i sqaruar pasaktësinë e citimit. Situata u qetësua pas sqarimit, ndërsa konferenca vijoi normalisht.
