
Vetëvendosje i ruan pa balotazh Podujevën, Kamenicën e Shtimen – Gjilani shkon në balotazh
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e sotme lokale i ka mbajtur tri prej katër komunave që ka qeverisur. Kurse në njërën ka shkuar në balotazh.

Vetëvendosje e ka fituar me të parën, Podujevën me Shpejtim Buliiqin, Kamenicën me Kadri Rahimajn e Shtimen me Qemal Aliun.
Nga numrimi i 98. 23 për qind të votave Shpëtim Bulliqi ka marrë 20 mijë e 15 vota ose 53.18 për qind.

Kadri Rahimaj i Kamenicës e ka siguruar pa balotazh edhe një mandat me 50.56 për qind të votave.
Ai ka marrë 7 mijë e 323 vota.

Edhe Qemal Aliu e ka fituar edhe një mandat në Shtime pa balotazh.
Sipas rezultateve preliminare, ai ka marrë 50.52 për qind.

Nga komunat që ka qeverisur deri më tani Vetëvendosje shkon në balotazh në Gjilan.
Alban Hyseni në këto zgjedhje do të përballet në rundin e dytë me Arbër Ismailin e LDK-së.

