Vetëm gjashtë muaj: Egzon Sinani largohet nga Gjilani
Egzon Sinani është larguar zyrtarisht nga Gjilani.
Përmes një njoftimi në Facebook, 29-vjeçari e bëri publik vendimin për t’i ndarë rrugët me klubin gjilanas.
Sinani pritet që në ditët e ardhshme të rikthehet te Prishtina, aty ku ishte para kalimit te Gjilani.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tij të plotë:
Përshëndetje miq dhe dashamirë!
Me këtë shkrim dua t’iu njoftoj që me përfundimin e garave europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim, e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane, ka shkruar ai duke bërë të ditur se “shumë shpejt do t’i informoj të gjithë për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës së tij”.