Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton çmimin “Kënga e Vitit”

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike pas plagosjes me armë zjarri në Majac

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

 Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare 1999” – Argëtim skenik si pasqyrë e plagëve të pasluftës
Arte tjera Kulturë Lajme Muzikë Teatër

Vështrim kritik nga Shemsi Doda – “Kabare 1999” – Argëtim skenik si pasqyrë e plagëve të pasluftës

6 February 2026 0 Comment 7 min read

AA

Shemsi Doda – Vështrim kritik për shfaqjen “Kabare 1999”, të realizuar nga regjisorja Zana Hoxha dhe ansambli i Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Shfaqja “Kabare 1999”, me regji të Zana Hoxhës dhe interpretim të ansamblit të Teatrit të Qytetit në Gjilan, vjen si një retrospektivë artistike e realitetit pasluftës.

Shkruan: Shemsi Doda

Në këtë vështrim kritik, Shemsi Doda ndalet te ndërthurja e argëtimit skenik me plagët shoqërore, kujtesën kolektive dhe përfshirjen e publikut në një përvojë ndryshe teatrore.

“Kabare 1999”
Sipas motiveve të Joe Masteroff
Adaptimi dhe regjia: Zana Hoxha
Me role: Kushtrim Qerimi, Semira Latifi, Edon Shileku, Aurita Agushi, Ali Demi, Safete Mustafa Baftiu, Gëzim Bucolli, Gani Rahmani, Mejreme Berisha, Blend Arifi.

Shfaqja “Kabare 1999” vjen si një retrospektivë artistike e Prishtinës së pasluftës, ku ndërthuren fatet, ambiciet dhe plagët shoqërore përmes një galerie personazhesh që shpalosin copëza nga jeta e tyre në një pansion dhe në një kafene-kabare. Të huaj e vendorë, matrapazë e ushtarë, shkrimtare e gra të përdala, një nënë që kërkon të birin, mjerimi dhe amullia shoqërore, si dhe tendenca për harresë e zbavitje – të gjitha këto përthuren në hapësirën e “kabaresë”, si vend argëtimi dhe ikjeje të përkohshme nga realiteti i rëndë.

Zana Hoxha, regjisore e shfaqjes “Kabare 1999”

Regjisorja Zana Hoxha arrin të ndërthurë me sukses tri shtylla themelore të shfaqjes: lojën skenike, muzikën dhe këngën, duke krijuar sekuenca që shpalosin gjithçka dhe gjithkënd në një rrëfim të rrumbullakosur, që njëkohësisht zbavit dhe intrigon publikun.

Loja e aktorëve, e udhëhequr nga narratori dhe zonja e bujtinës, nxjerr në pah potencialin krijues të gjithë kastës, përfshirë edhe balerinët, të cilët ofrojnë një interpretim të shkëlqyer. Personazhet ndërtohen me qartësi, të kombinuara mjeshtërisht me këngë, vallëzim dhe aktrim imponues, duke krijuar një tërësi dinamike dhe tërheqëse.

Skenografia është konceptuar si një kafene-skenë, ku publiku bashkëjeton me shfaqjen: tavolina, karrige, atmosferë romantike, pije dhe qirinj krijojnë një ndjesi intimiteti dhe përfshirjeje direkte në ngjarje.

Kostumet, të qëlluara dhe në frymën e kohës, pasqyrojnë me saktësi karakterin dhe profilin e secilit personazh, duke ndihmuar në ndërtimin vizual të botës së shfaqjes.

Dritat janë efektive dhe të punuara me detaje, duke e shoqëruar dhe lehtësuar rrëfimin skenik në mënyrë funksionale dhe estetike.

Muzika dhe koreografia, të ekzekutuara live, me këngë dhe lëvizje skenike, janë origjinale, të detajuara dhe të sinkronizuara me kujdes për të gjithë kastën, duke i dhënë shfaqjes ritëm, energji dhe identitet të veçantë.

Publiku e përcolli shfaqjen me shumë kureshtje dhe kënaqësi, duke dhënë duartrokitje edhe gjatë performancës, por edhe ovacione në fund. Nga reagimet dhe shprehjet në fytyrat e tyre, ishte e qartë se “Kabare 1999” u përjetua si një performancë ndryshe nga shfaqjet e tjera – një përvojë skenike që argëton, por edhe të shtyn të reflektosh.

Share This:

Tags: Kabare 1999 Zana Hoxha
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqiptari në Norvegji triumfon në Spellemannprisen, fiton

23 March 2026
Lajme

Një grua vdes, tjetra në gjendje kritike

23 March 2026
Lajme

Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi

23 March 2026
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.