Vëllezërit Taipi përballë njëri-tjetrit, njëri te Gjilani, tjetri te Prishtina!
Një moment i veçantë është kapur gjatë ndeshjes së djeshme në futbollin kosovar mes skuadrave të Gjilanit dhe Prishtinës, e cila u mbyll me fitoren 1:0 për skuadrën nga Gjilani.
Në këtë përballje interesante, në anë të kundërta të fushës u gjendën dy vëllezërit Taipi, ish futbollistë të KF Tërnoci.
Shqiprim Taipi u paraqit me fanelën e kuqe të Gjilanit, ndërsa Gjelbrim Taipi me fanelën e bardhë të Prishtinës.
Një duel sportiv mes vëllezërish që dëshmon jo vetëm rivalitetin në fushë, por edhe rrënjët e përbashkëta sportive nga të cilat kanë nisur rrugëtimin e tyre.
Momente të tilla i japin futbollit një dimension të veçantë dhe e bëjnë ndeshjen edhe më domethënëse për tifozët.
