Veldin Hoxha iu tregon kroatëve: Sikur të kishim stadium me 140 mijë ulëse në Prishtinë, i gjithi do të mbushej
“Faleminderit të gjithë njerëzve të Rijekas për urimet e shumta, është çmenduri këtu. Ndjenja në Sllovaki ishte thuajse se kur luajta për herë të parë dhe kur shënova për Rijekan. Literalisht e pabesueshme. Tani ishte goli im i parë për Kosovën”.
“Kur gjyqtari dha fishkëllimën e fundit… lotët e gëzimit dhe bërtiturat erdhën prej lumturisë. Nisën të dalin vetë. Ishin emocione të pakontrolluara, plot gëzim”.
“Ishte e pabesueshme ta shihja lajmin e New York Times dhe në titull thoshte “Çfarë momenti për Hoxhën që shënoi golin e parë për Kosovën”. Kur arritëm në Prishtinë shkuam direkt në hotel. I shikuam pamjet, pas fitores qyteti ishte në kaos të plot, çmenduri e madhe”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me Turqinë, Hoxha është i sigurt se edhe stadiumi me 140 mijë ulëse do të ishte i mbushur nga tifozët e Kosovës.
“Njerëzit nga Federata thonë “Do të ishte plotë edhe nëse do të kishim 10 herë kapacitetin e kësaj”. Edhe nëse kishim kapacitetin me 140 mijë ulëse, të gjitha biletat do të shiteshin për 1 minutë. Do të jetë çmenduri, por ne lojtarët jemi të qetë. Tjetër hap drejt Kupës së Botës”, nënvizoi a
