
Veldin Hoxha i bashkohet Kosovës
Veldin Hoxha është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur FFK-ja, ku me krenari kanë prezantuar Hoxhën si pjesë të Dardanëve, i cili do të angazhohet që nga ndeshja e ardhshme.
“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës! Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme. Mirë se vjen Veldin”, ka njoftuar FFK-ja.
