Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës
Ka ndërruar jetë Nexhat Sllmaniku, punëtor shumëvjeçar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Nexhat Sllamniku.
Nexhat Sllamniku dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në telegramin ngushëllues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.