Vdes Sinisa Mihajloviq
Ish-futbollisti serb dhe trajneri i disa skuadrave të njohura italiane, Sinisa Mihajloviq ka vdekur sot.
Mihajloviq ishte tash e një kohë i sëmurë nga leukimia, ndërsa gjendja e tij ishte përkeqësuar dje.
Ai ka vdekur në moshën 53-vjeçare.
Mihajloviqi së fundmi ishte trajner te Bologna, teksa më herët ka drejtuar edhe Sporting Lisbonën, Torinon, Milanin, Sampdorian, Fiorentinan, Catanian, si dhe ishte përzgjedhës te Përfaqësuesja e Serbisë.
Si futbollist, Mihajloviqi karrierën e kaloi duke luajtur te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi. Që prej vitit 2019 ishte i papunë.