Vdes profesori dhe ish–rektori i Universitetit të Prishtinës
Profesori dhe ish–rektori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi ka ndërruar jetë.
Kelmendi ka qenë edhe një ndër profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Njëri prej bashkëpunëtorëve të profesor Zenelit, njëherësh ish-ministër i Arsimit, Arsim Bajrami ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit.
“U prehësh në paqen e merituar Rektor dhe profesor i nderuar.Ngushllime gjithë familjes Kelmendi”, ka shkruar Bajrami.