Vdes kryevullnetari i mëngjesit, Fadil Bllaca
Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 60-vjeçare, Fadil Bllaca, një adhurues i madh i sportit dhe natyrës dhe njē imitues fantastik i komentatorëve të sportit.
Fadil Bllaca ishte edhe personazh projektesh, i cili ka luajtur e inskenuar pjesë të shfaqjeve vetëdijsuese nëpër shkolla, sic ishte projekti i vitit 2016 në shkollën “Abaz Ajeti”.
Për një kohë i ka udhëhequr Vullnetarët e mëngjesit, në shpatijet e Stanishorit.
Fadili ka punuar në Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët.
Ju njoftojmē qe varrimi i babait tonë
Fadil (Sabri) Bllaca do të bëhet në ora:14:00 me Ikindi në varrezat e Gjilanit.