
Vdes gazetari Artur Zheji
Gazetari i njohur dhe publicisti Artur Zheji ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.
Rastin e kanë konfirmuar edhe policia.
Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.
