Vdes Agron Maliqi, lajmi prekë thellë gjilanasit, kryetari Hyseni dhe qytetarë e zyrtarë tjerë institucional solidarizohen me familjen
Lajmi për vdekjen e hershme të Agron Maliqi, ka prekur thellë ndjenjat e qytetarëve të Gjilanit, vecmas atyre që e kanë njohur.
Agroni përshkuhet si një personalitet i vecantë e i përkushtuar në aktivitete e angazhime të ndryshme familjare, ndërsa figura e tij vlerësohet lart nga bashkëmoshatarë e akterë tjerë gjilanas, të cilët kanë ndjerë peshën e dhëmbjes që ka pllakosur jo vetëm familjen por edhe komunitetin.
Personalitete të ndryshme nga jeta publike e institucionale kanë shprehur ngushëllime familjes e miqëve për vdekjen e papritur të Agronit, ndërsa kanë cmuar lart figurën e Agronit, duke e vlerësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe për të gjithë.
Në mesin e atyre që i kanë shprehur ngushëllime familjes, kanë qenë shumë personalitete nga jeta publike, në mesin e të cilëve edhe vet kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Agron Maliqit. Agroni për 37 vitet sa ishte në mesin tonë, do ta mbajmë mend për mirësinë e pozitivitetin e tij karshi të tjerëve. Ngushëllime familjes Maliqi dhe të gjithë atyre që e njohën Agronin!”, ka shkruar Hyseni.
Me rastin e ndarjes nga jeta të të riut nga Gjilani, Agron Maliqi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.
E nderuara familje Maliqi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Agron Maliqit, djalit të mikut tim të ndjerë, bashkëpunëtorit të pashoq e ish-drejtorit komunal, Zijadin Maliqi.
Agronin do ta kujtojmë të gjithë si djalë të dashur, të sjellshëm e punëtor.
Në këto momente të rënda për familjen, ju lus të gjeni forcën ta përballoni dhimbjen, të cilen e ndajmë edhe ne me ju. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegram.
Valentina Bunjaku Rexhepi, deputete në Parlementin e Republikës së Kosovës, njëherit ish kryesuese e KK Gjilan, ka thënë se Agroni njihej si personalitet me sjellje të larta njerëzore, dhe se i tillë do të kujtohet.
“Lajmin për vdekjen e Agron (Zijadin) Maliqit në moshë të re e përjetova rëndë. Agronin e njihnim si një djalë me sjellje të larta njerëzore dhe të dobishëm për familjen e shoqërin. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë! Ngushëllime familjes Maliqi dhe të gjithë atyre që e njohën. Prehu në paqe Agron “, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.
E lajmi i kobshëm shumw shpejt ka marrë dhenë edhe në qytet, për të prekur thellë ndjenjat e qytetarëve, vecmas miqëve, kolegëve e bashkëmoshatarve të të ndjerit. Ata në mënyra të ndryshme kanë shprehur dhëmbjen e tyre te thellë, dhembje që ka pllakosur pervec familjes, tere qytetaret e qytetit te Gjilanit e shumë më shumë se kaq.
Kujtojmë që i ndjeri ishte djali i ish drejtorit të Drejtorisë së Financave në Gjilan, në mandatin e kaluar qeverisës, Zijadin maliqi, qeë njihej si një personalitetit i shquar e i jashtëzakonshëm, i cili vdiq vite më parë.