Thursday 12 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“Alis mahnit me ‘Nan’ – Balada shqiptare që pritet të ndezë Eurovision 2026”

Hat-trick i Valverdes, Real Madridi “shokon” Manchester Cityn 3-0

Pensionohet pas shumë vitesh shërbimi në Drejtorinë e Bujqësisë, nderohet me mirënjohje Ejup Byqmeti

Shqiptarët e Karakurtit (Ukrainë) ruajnë gjuhën dhe traditat prej më shumë se tre shekujsh

Rritja e cilësisë në shëndetësi, Kadriu viziton QMF “Dheu i Bardhë”

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan uron kolegen Minivere Haziri për pensionimin

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e parë e Baden-Württembergut në Gjermani

Shqiptarja Mira Murati siguron partneritet strategjik me gjigantin teknologjik Nvidia

 Vdekja e Ismail Kadaresë, të mërkurën ditë zie në Kosovë
Lajme

Vdekja e Ismail Kadaresë, të mërkurën ditë zie në Kosovë

2 July 2024 0 Comment 4 min read

AA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që të mërkurën më 3 korrik të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq mëngjesin e së hënës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

“Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.

Shkrimtari Kadare u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 88-vjeçare.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Qëndrimet kritike janë të ndara nëse Kadareja duhet parë si disident apo si konformist gjatë regjimit komunist. Ai qe ndër zërat e pakët kritikë, por mendohet se kjo qe e mundur në sajë të mbrojtjes nga vetë diktatori Enver Hoxha.

Share This:

Tags: Ismail Kadare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

“Alis mahnit me ‘Nan’ – Balada shqiptare

11 March 2026
Champions League

Hat-trick i Valverdes, Real Madridi “shokon” Manchester

11 March 2026
Lajme

Pensionohet pas shumë vitesh shërbimi në Drejtorinë

11 March 2026
Lajme

Shqiptarët e Karakurtit (Ukrainë) ruajnë gjuhën dhe

11 March 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Kuriozitete Letërsi

Dorëshkrime të panjohura të Kadaresë, ekspozohen për

18 February 2025

Letërkëmbime dhe dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit Ismail Kadare janë bërë publike për herë

Lajme

Lamtumira për Kadarenë, Rama: Ismail, nuk ta

3 July 2024

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama,

Uncategorised

Kurti me kabinet nderojnë figurën e kolosit

3 July 2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij kanë bërë homazhe para trupit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.