Tuesday 20 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË 24 TETOR NË GJILAN

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria

GJIMNAZI “ZENEL HAJDINI” KAMPION I GJILANIT DHE I REGJIONIT TË ANAMORAVËS NË HENDBOLL

KEINTI nën drejtimin e Arben Mustafës mbajti takim, mori pjesë edhe deputetja Liza Gashi nga

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Remzi Isufi, zyrtar financiar me kontribut shumëvjeçar në Drejtorinë

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

 Vazhdon përplasja brenda PD-së, Berisha: Basha i marrë peng, Alibeaj fshehu të vëllanë e tij kriminel
Lajme

Vazhdon përplasja brenda PD-së, Berisha: Basha i marrë peng, Alibeaj fshehu të vëllanë e tij kriminel

31 March 2023 0 Comment 3 min read

AA

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri, Sali Berisha ngriti edhe njëherë tjetër akuza ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe drejtuesit në detyrë të partisë Enkelejd Alibeajt.

Ai u shpreh se zinxhiri i aferave të Bashës është i gjatë dhe për këtë ai po mbahet “peng”.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse. Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë”, tha Berisha.

Nën akuzat e Berishës ka përfunduar edhe Alibeaj.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë”, tha Berisha.

“Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Gjeni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.

Akuzat e Berishës vijnë në prag të fushatës për zgjedhjet lokale në Shqipëri që do të mbahen më 14 maj. Grupimi i Berishës nuk ka arritur të zyrtarizohet me logon e PD-së dhe ka zgjedhur që të kandidojë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me Partinë e Lirisë të Ilir Metës dhe dy parti të vogla opozitare.

Në anën tjetër PD-ja zyrtare nën drejtimin e Alibeajt ka vendosur të kandidojë në disa bashki për zgjedhjet lokale pasi thirrjet e tij drejtuar grupimit të Berishës për bashkim nuk u morën parasysh. 

Share This:

Tags: Berisha PD
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin

20 October 2026
Champions League

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen ndaj Slavia

20 October 2026
Lajme

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës

20 October 2026
Lajme

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË

20 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ish-Kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos

31 October 2025

I konsideruar si arkitekti i PS-së dhe modernizimit të kësaj partie, që e drejtoi

Lajme

PS dhe PD me rezolutë të përbashkët

11 October 2023

Pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, është

Lajme

“PD-së iu rrëmbye vula dhe logoja”/ Jozefina

18 July 2023

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një konferencë për mediat ku Partia Demokratike paraqiti  abuzimet në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.