
Vazhdojnë takimet, Osmani pret në zyrë Abdixhikun
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i Osmanit me Abdixhikun, vjen pas atij që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurti pas takimit tha se afatet e dhëna në Aktgjykimin e Kushtetueses po rrjedhin dhe se do të bëjnë çmos që edhe me konsensus të konstituojnë Kuvendin, shkruan Reporteri.net.
E kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe në këtë takim ka rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhje të kësaj krize. Sipas Krasniqit, Aktgjykimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë rolin e secilit.
Takimet e sotme, Osmani pritet t’i përmbyllë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
