Vazhdojnë kolonat të Dheu i Bardhë
Qytetarët të cilët janë duke u larguar nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në një orë për shkak te kolonave.
Sipas të dhënave të fundit të publikuar në ora 11:27 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat të Dheu i Bardhë arrijnë deri 150 metra, transmeton Telegrafi.
Pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës bëhet nga tre deri në pesë minuta.
Gjithashtu, kjo qendër njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar KËTU