Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 Vargje që shihen nga një prizëm tjetër
Lajme

Vargje që shihen nga një prizëm tjetër

19 March 2023 0 Comment 9 min read

AA

(Për vëllimin e parë poetik të Hevzi Mustafës, “Dhembja mban emrin tënd” që doli kohë më parë në dritë, nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”)

Duke qenë se jam ithtar i varianteve më përuruese, më joformale dhe pa zyrtarizëm të tepruar të aktiviteteve promovuese të librit, edhe fjala ime në këtë ngjarje të sotme do të jetë më tepër e urimit dhe vlerësimit nga prizmi i një gazetari, krijuesi të prozës, e mbi të gjitha të një lexuesi e shijuesi të vargjeve të shpirtit, siç është në këtë rast poezia e mikut tim Hevziut, sesa e një studimi të thellë kritik për veprën.

Shkruan: Muhamet HALILI

Po ashtu vlerësoj se audienca në një promovim libri, te ne, kryesisht e përbërë nga miq, dashamirës të fjalës së shkruar, pastaj edhe krijues, e në fund pse jo edhe studiues e kritik letrar, do të duhej ta determinonin formatin e një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme për një komunitet, në këtë rast, atë kulturor, veçmas kur kemi të bëjmë me libra të rinj, e në veçanti me promovim autorësh të rinj.

Parapëlqejë që në përurime librash, pjesa më e madhe e audiencës të ketë pasur mundësi ta ketë pasur paraprakisht librin në duar, ndërsa për pjesën tjetër, një mundësi e mirë për ta marr librin. Pastaj në minutat e rezervuar përuruese, të flitet lirshëm për brendësinë në mes të kopertinave të librit që e përurojmë, qoftë si tërësi, qoftë për veçoritë e një poezie, a vargut konkret, të deklamohen poezi, të bashkëbisedojmë me autorin, e të tjerë të përfshirë në këtë botim, të shpërfaqen interesime që mund të marrin përgjigje, e mbi të gjitha të shijojmë kënaqësinë që mund ta ofrojnë vetëm aktivitetet e tilla kulturore letrare.

Megjithatë, sot nuk po i ikim standardit të zakonshëm të promovimit të paraparë nga organizatori apo autori, andaj edhe unë do të përpiqem shkurtimisht t’i përmbledhë pak fjalë, nën titullin “Vargje që shihen nga një prizëm tjetër”, për vëllimin e botuar të Hevziut, “Dhembja mban emrin tënd” që doli kohë më parë në dritë, nga Shtëpia botuese Beqir Musliu, për të kontribuar kështu në llojllojshmërinë e mendimit kritik mbi këtë vepër, që mund ta kemi këtu nga folësit që do prezantohen para jush, me kumtesat e tyre.

Hevzi Mustafa, nuk është emër i panjohur për dashamirët e fjalës së shkruar. Ai me poezitë, por edhe me tregimet e tij, ka kohë që si fllad vere, ka depërtuar në shpirtin e lexuesit. Krijimet e tija letrare kanë gjetur hapësirë në portale e revista, por edhe janë vlerësuar në ngjarje të ndryshme kulturore – letrare, madje duke marrë vëmendjen e jurive dhe duke u shpërblyer, në Gjilan e gjetiu.

Për kënaqësinë tonë si krijues e lexues, ai e solli në dritë përmbledhjen e parë me poezi, “Dhembja mban emrin tënd”, përmes shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.

Nga pikëpamja e renditjes tematike, kjo përmbledhje poezish, është e strukturuar brenda shtatë kapitujve a cikleve, me një karakteristikë të posaçme duke lënë jashtë kapitujve poezinë, “Ëndërr hyjnore” me të cilën nis libri, për ta përmbyllur me një poezi katërvargëshe, Egërsi” e cila përmbyll krejt këtë vëllim poetik, me një dilemë që mbetet edhe më tej e hapur: “pse ende nuk e hëngër njeriu ujkun, apo ujku njeriun”.

Përndryshe, vëllimi poetik “Dhembja mban emrin tënd” ndërtohet prej këtyre shtatë kapitujve a cikleve: Etno, Le të pres dashuria, Ekskluzivisht në Kullë, Nën palmë kokosi, Glemte fragmenter, Orkidea ime dhe Vetmia më gdhend.

Mustafa me vargun e tij, nuk është pesimist, edhe pse një nga poezitë e tija të kësaj përmbledhje mban një titull të ngjashëm “Pesimizëm”, por është një lloj “inatxhie” në thonjëza, që ia shpif morali i rrejshëm i shoqërisë sonë, koncepti i gabuar për atdhedashurinë, për dashurinë, për femrën…, që e ka një pjesë e shoqërisë.

Për autorin njerëzit rrugëtojnë, por nuk e dinë ku shkojnë! Andaj ai në këtë botë të “rrejshme” nuk ngarendë pas famës dhe shkëlqimit sepse ”nuk i duhen”, sikur më tepër “jeton” sot për nesër, i irrituar nga shoqëria demagoge, për të treguar atë se, nëse nuk mund ta ndryshojë rrjedhën, së paku do të qëndrojë në anën e kundërt të demagogjisë.

Poezia e mirë për mua është poezia që pas leximit shndërrohet edhe në pikturë, në insert filmi, që ngacmon edhe shqisat tjera, që preket, që ka aromë, që ka shije… e në këtë libër, ka poezi të tilla që, te lexuesi mund të prodhojë ndenjën e tillë, sepse mund ta personalizojnë me përvojat e tyre, apo të të tjerëve, për të cilët lexuesi ka njohuri paraprake.

Poezitë të cilat vlen të veçohen nga ky vëllim që po e përurojmë janë: Kur pushtova qiellin, Legjendat, Rilindur në Helsingør, Mikeshës nga Armenia, Mungesë prezervativi, Dhembja mban emrin tënd, Egërsi, poezitë e ciklit Orkidea ime, e ndonjë poezi tjetër.

Përndryshe, me botimin e këtij vëllimi poetik, që njëherësh është edhe libri i tij i parë, stimulohet krijimtaria e krijuesve të rinj, nxirret në pah talenti, përurohen vlera dhe ofrohen për lexuesit vargje që shihen nga një prizëm tjetër.

Botimi i këtij libri është me interes për faktin se poezitë e Mustafës e pasurojnë më tej letërsinë shqipe dhe fuqizojnë edhe më shumë vlerat e përgjithshme letrare-nacionale e më gjerë.

Për fund, duke qenë se jam njëri ndër shtytësit që poezitë e Hevziut të nxirren nga sirtarët e të grumbullohen në një vëllim, falë edhe përkushtimit që e ka pasur Ars Club-i, përkatësisht “Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, e në veçanti shkrimtari Sabit Rrustemi, për çka e përgëzoj, do të doja që autori, që na ka bërë bashkë këtu sot, të vazhdojë me kultivimin e poezisë, por pse jo edhe prozës, e të mos ketë shumë nevojë për shtytje, për inkurajim, thjeshtë të jetë akoma njëfarë “inatxhie”, ose të vazhdojë të jetë një moskokëçarës për do norma shoqërore, që ia shpifin, për t’iu ngacmuar kështu shpirti krijues, të ulet e të shkruaj, e të na vije sa më shpejtë edhe me krijime tjera, pse jo edhe me një libër tjetër. /2LONLINE/

__________________

(Fjalë e paraqitur në takimin përurues të këtij libri, mbajtur më 18 mars 2023 në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, në nderim të Ditës Botërore të Poezisë – 21 Marsit)

Share This:

Tags: Muhamet Halili Promovim
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme Letërsi

Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem

24 April 2025

Ky i fundit, pasi e ka uruar Muhametin për librin e tij më të

Kulturë Lajme

Zhytje e thellë – tregim

23 April 2023

Në nderim të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit. Muhamet HALILI Që në

Kulturë Lajme Opinione

Vargje që shihen nga një prizëm tjetër

26 December 2022

(Pak fjalë për vëllimin e posa botuar të Hevzi Mustafës, “Dhembja mban emrin tënd”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.