Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që njeh Palestinën

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja nr. 7

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri 7

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

 UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome
Lajme

UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome

23 July 2023 0 Comment 8 min read

AA

Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj.

Në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është planifikuar të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome.

Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Unë e kam një ide ta hap një kurs të gjuhës rome, jo program, jo departament, një kurs në Qendrën e Gjuhëve, të cilën e kemi themeluar para dy vjetësh… Të fillojmë ndoshta në vjeshtë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë.

Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

Nga organizata “Roma Versitas” në Kosovë, qëllim i së cilës është integrimi dhe përfshirja e komunitetit përmes arsimit, thonë se sigurimi i mësimdhënësve për kursin e planifikuar, mund të jetë sfidues.

“Sa u përket gjuhëtarëve, e di që janë 2-3 romë me diplomë master në këtë fushë dhe ata kanë studiuar jashtë. Nuk ka asnjë mundësi që këta njerëz të studiojnë në Kosovë, sepse nuk ka një profil të tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avni Mustafa përfaqësues i organizatës “Roma Versitas”.

Ngjashëm shprehet edhe Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Advancing Together, e cila merret me integrimin e komuniteteve në Kosovë.

“Janë tre mësimdhënës [të gjuhës rome] dhe këta kanë qenë të sponsorizuar nga organizatat ndërkombëtare, nuk kanë qenë të sponsorizuar nga buxheti i Kosovës”, thotë Ibishi për REL-in.

Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar, vetëm në katër shkolla të Komunës së Prizrenit.

Nga kjo ministri kanë thënë se po bëjnë përpjekje që mësimi zgjedhor në gjuhën rome të zgjerohet edhe në komuna të tjera, përveç Prizrenit.

Kush do të mund ta ndjekë kursin?

Rugova thotë se kursi do të ofrohet për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe se atë do të mund ta ndjekin kandidatë me prejardhje të ndryshme etnike.

“Ne do të kërkojmë që ta kemi [kursin] nga niveli fillestar, d.m.th. nga [niveli] A1. Në qoftë se nga kandidatët e interesuar paraqiten edhe ata që dinë pak, që dinë [për nivelin] A2 po e zëmë, jo A1, atëherë ne duhet të bisedojmë me profesorin e lëndës [dhe] profesori e propozon një program të lëndës dhe në bazë tij, ne vazhdojmë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Gjuha rome në Kosovë ka 4 dialekte: Bugudziski, Arliski – dialekt që flitet më së shumti nga romët në Graçanicë, Gjilan dhe Kamenicë, pastaj dialekti Gurbecki që përdoret në Pejë dhe Mitrovicë, si dhe dialekti i romëve nga Prizreni, që përdoret kryesisht në media, thotë Mustafa nga organizata “Roma Versitas”.

“Jam pak i shqetësuar për kurrikulën apo plan-programin e kursit… Mendoj se na mungon pjesa gramatikore. Nuk jam i sigurt se cili dialekt do të përdoret”, thotë Mustafa.

Pozita e romëve në Kosovë

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë mbi 8.800 romë.

Ata janë të shpërndarë kryesisht në komunat Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.

Prej tyre ka shpesh ankesa për diskriminim si në shkollim, ashtu edhe në punësim.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, norma e papunësisë te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vlerësohet të jetë ndërmjet 90 për qind dhe 100 për qind.

Jetesën, ato kryesisht e sigurojnë duke bërë punë fizike.

Shkollimi fillor në Kosovë është i detyrueshëm, por, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në vitin shkollor 2021/2022, atë e kanë braktisur 63 nxënës romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

Mustafa, nga organizata “Roma Versitas”, u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në kursin e gjuhës rome kur të hapet, pasi, sipas tij, ai do të jetë një mundësi e mirë për të mësuar për njëri-tjetrin dhe për të kuptuar vlerat e historisë së njëri-tjetrit.

“Nëse ekziston mundësia, atëherë pse të mos marrësh pjesë? Unë po i ftoj të gjithë njerëzit që janë të interesuar, të mësojnë për kulturën e romëve. Ata duhet ta kuptojnë gjuhën, në mënyrë që të mund të komunikojnë me ta, që të mund të jenë më afër romëve dhe të kuptojnë vërtet se cilat janë vlerat e tyre”, thotë Mustafa. /REL

Share This:

Tags: Universiteti iPrishtines
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për

22 September 2025
Featured

Lëvizja VETËVENDOSJE! Kamenicë – Sokol Kastrati –

22 September 2025
Featured

Zgjedhjet Lokale 2025 – Partia “Vatra” Gjilan

22 September 2025
Lajme

LAJMI I FUNDIT/Portugalia, shteti i radhës që

21 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.