Sunday 28 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të dielën, 28 dhjetor 2025

Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues

Procesi zgjedhor nis jashtë vendit, po voton diaspora

Fushata Zgjedhore 28 dhjetor 2025 – Arben Mustafa – vizitoi bizneset në tregun e gjelbër,

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve “Punëtorët e Vitit 2025”

Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan: “Mërgata fuqishëm është rreshtuar me ne”

Nesër votohet në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete

(OMGJ): – Olimpiada Matematike “Gjilani 2026”: Garuesit e shkollës “Xhavit Ahmeti” arrijnë rezultatet më të

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së

Vranësira dhe erëra të lehta, moti nesër dhe ditëve në vazhdim

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan Partnership Agreement për projektin ndërkombëtar “DUALKO” në kuadër të programit ERASMUS+
Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkruan Partnership Agreement për projektin ndërkombëtar “DUALKO” në kuadër të programit ERASMUS+

13 November 2025 0 Comment 3 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) ka nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit për projektin e ri ndërkombëtar “DUALKO – Strengthening of relations between HEIs and industry sector through Dual Education in Albania and Kosovo with the focus on ICT”, në kuadër të programit ERASMUS-EDU-2025-CBHE-STRAND-2, me numër granti 101178768.

Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të industrisë, përmes zhvillimit të edukimit dual, me fokus të veçantë në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (ICT), në Shqipëri dhe Kosovë.

Koordinatori i projektit është Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” (UNIEL) nga Shqipëria, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është partner përfaqësues nga Kosova. Projekti përfshin një rrjet bashkëpunimi të gjerë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe partnerëve të industrisë nga të dy vendet, me qëllim që të krijohen programe dhe praktika që lidhen drejtpërdrejt studimet me tregun e punës.

Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me ekipin e tij menaxhues, ka nënshkruar këtë marrëveshje, e cila shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e ndërkombëtarizimit dhe modernizimit të UKZ-së.

Në kuadër të projektit DUALKO, UKZ do të angazhohet në:
Zhvillimin e partneriteteve me biznese dhe kompani të sektorit të ICT-së, krijimin e mundësive për praktika profesionale dhe mësim dual për studentët, fuqizimin e kapaciteteve të stafit akademik në lidhjen e studimeve me tregun e punës, shkëmbimin e përvojave me universitete dhe partnerë ndërkombëtarë, etj.

Ky është një tjetër projekt i rëndësishëm ndërkombëtar që i shtohet portofolit të bashkëpunimeve strategjike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke dëshmuar përkushtimin e udhëheqjes universitare në rritjen e cilësisë akademike, zhvillimin e inovacionit dhe fuqizimin e rolit të universitetit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Projekti DUALKO do të implementohet gjatë periudhës 2025–2028 dhe financohet nga Komisioni Evropian përmes programit ERASMUS+ Capacity Building in Higher Education (CBHE).

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 28

27 December 2025
Futboll

Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca

27 December 2025
Lajme

Elezi: Deri në ora 09:00 në 25

27 December 2025
Lajme

Procesi zgjedhor nis jashtë vendit, po voton

27 December 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Rektori i UKZ-së ka vizituar Komunën e

26 December 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka realizuar një

Lajme

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin

26 December 2025

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka

Uncategorised

UKZ – Njoftim për ditë pushimi!

24 December 2025

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në prag të festave të fundvitit ka publikuar kalendarin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.