Universiteti Publik “Kadri Zeka” mirëpret përfaqësues nga tetë organizata ndërkombëtare evropiane
Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ishte nikoqir i pritjes së përfaqësuesve nga tetë organizata evropiane, me të cilët u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në projekte me karakter ndërkombëtar.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga: Ieva Šimaliūtė-Gaidukevičienė nga Asociacija Socialinis Hubas (Lituani); Martina Haas nga Systeme in Bewegung (Gjermani); Crispim Rodrigues nga Associação Raquel Lombardi (Portugali); Vladyslav Olefirenko nga VAEV R&D (Austri); Victor Santos dhe Joana Oliveira nga Associação Form2you (Portugali); Maria Jose Martinez nga AIFED (Granada, Spanjë); si dhe Milos Pavlović nga EU4ALL (Nish, Serbi).

Pritjen e përfaqësuesve të organizatave evropiane e bënë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Projekte dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Prodekani i Fakultetit Ekonomik Prof. As. Dr. Lulzim Rashiti, si dhe Betim Berisha nga Zyra e Projekteve.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi projektet që synojnë avancimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Në të ardhmen e afërt, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të jetë pjesë e këtyre iniciativave evropiane, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që mbështesin studentët dhe edukimin cilësor të tyre.
