Thursday 10 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

Delegacioni nga Zvicra viziton bizneset e fidanishteve në Kamenicë

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

 Universiteti Kadri Zeka nga Gjilan, pjesëmarrëse në Java Globale e Ndëmarrësisë
Lajme

Universiteti Kadri Zeka nga Gjilan, pjesëmarrëse në Java Globale e Ndëmarrësisë

14 November 2022 0 Comment 4 min read

AA

Përmes një njoftimi Zyra për Mardhënie me Publikun e Universitetit “Kadri Zeka” nga Gjilani, ka bërë të ditur se në Prishtinë u hap Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW), ku Kosova është pjesë e saj për të dhjetin vit me radhë.

Siç bëhet e ditur tutje, pjesë e GEW është edhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në kuadër të partneritetit që ka me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) e cila është  nikoqir kombëtar.

Në ceremoninë  e hapjes mori pjesë dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr.Xhevat Sopi. Me këtë rast ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, nën patronatin e së cilës sivjet mbahet Java e Globale e Ndërmarrësisë në Kosovës. Dekani Sopi e njoftoi Presdidenten për aktivitetet që do t’i zhvilloj Fakulteti Ekonomik në kuadër të GEW-it, si dhe orientimin e Fakultetit Ekonomik për të përgatitur kuadro për të qenë ndërmarrës, për çka mori mbështetjen dhe inkurajimin nga ana e Presidentes Osmani për të vazhduar në këtë rrugë.

Ndërkohë, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Fakulteti Ekonomik organizon të enjten, me 17.11.2022 një tryezë diskutimi në temën:  Mundësitë për ndërmarrësi pas krizës së COVID-19.

Në këtë aktivitet,  ndërmarrës, profesorë dhe student të Fakultetit Ekonomik do të diskutojnë për temën duke e shikuar nga një këndvështrim optimist.

Në Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovës, që zhvillohet  prej 14-20 nëntor, marrin pjesë mbi 70 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), me mbi 100 aktivitete.

Java Globale e Ndërmarrësisë, është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe aktorë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Share This:

Tags: UKZ Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet,

26 August 2026
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e

26 August 2026
Futboll

Oltion Bilalli shpallet “Ylli i Javës” pas

24 August 2026
Lajme

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph

24 August 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026

Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc.

Lajme

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e

22 July 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me  Petroleum-Gas University në

Lajme

UKZ – Shpallen rezultatet preliminare të provimit

16 July 2026

Rezultatet Preliminare (mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave) të provimit pranues në Universitetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.