Thursday 8 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së diskutimit mbi temën: “Programet e arsimit të lartë

Haradinaj për Limajn: E ka problem me marrë votën tonë nëse propozohet për kryekuvendar

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Këta janë kandidatët për drejtor të 16 klinikave në QKUK

Tym i zi, nuk ka zgjedhje të Papës së ri në votimin e parë

Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm

Pensionohet Dr. Salihe Mustafa, Specialiste e Ortodoncisë

Mësohet gjendja e Oltion Bilallit pas lëndimit të rëndë që pati

U mbajt takimi online për qasjen institucionale të UKZ-së në Scopus

 Unike! – Takimi i gjeneratës së kl. së parë fillore pas 63 vjetësh
Lajme

Unike! – Takimi i gjeneratës së kl. së parë fillore pas 63 vjetësh

5 September 2023 0 Comment 10 min read

AA

Ndonëse nuk erdhën shumë ish-nxënës, në klasë ishte i pranishëm mësuesi, tashmë 88-vjeçar, Kadri Qehaja. Përmes një ore mësimi të improvizuar, mësuesi Kadri përkujtoi orën e parë me këta ish-nxënës, mbajtur në vitin shkollor 1960/1961 në Rogaçicë të Kamenicës.

Kadri F Qehaja, ish mësues veteran

Shkruan: Xhevdet kallaba

Më 4 shtator 2023, në Rogaçicë u takuan disa nga ish-nxënësit e gjeneratës së klasës së parë të vitit shkollor 1960/1961. Sikur dikur, ish-mësuesi Kadri Qehaja i rreshtoi këta ish-nxënës në hyrje të shkollës në Rogaçicë, për t’i dërguar në një klasë të improvizuar. Ish-nxënësit u ngritën në këmbë sapo hyri mësuesi Kadri, i cili i përshëndeti fëmijët me mirëdita e që ish-nxënësit ia kthyen si në kor: mirëditaaaa. Me kërkesën e mësuesit që nxënësit të uleshin, të gjithë ata u ulën dhe prisnin veprimin e radhës të mësuesit. Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për të gjithë ata ish-nxënës, të cilët në ndërkohë kanë vdekur. Për keqardhje, në thirrjen e mësuesit të tyre të parë Kadri Qehaja, munguan 23 nxënës nga gjithsej 33 sa ishin të regjistruar në atë vit të largët shkollor. Edhe prej 16 femrave sa kishte në klasën e parë nuk kishte ardhur as edhe vetëm një.

Përndryshe, në këtë orë mësimi ishin të pranishëm: Mësuesi Kadri F. Qehaja dhe nxënësit: Shefket M. Kryeziu, Hysen M. Rrudhani, Hamdi I. Kryeziu, Avni H. Kryeziu, Lutfi B. Qehaja, Musah F. Qehaja, Fatmir O. Rrudhani, Isuf Sh. Rrudhani, Bektesh R. Rrudhani dhe Skender H. Kryeziu.

Munguan: Bajram N. Kryeziu, Emine S. Rrudhani, Fahrije H. Rrudhani, Fatime S. Rrudhani, Haki I. Rrudhani, Hanife M. Kallaba, Hasibe M. Geci, Ismete A. Kryeziu, Mehmet R. Thaqi, Nazim S. Qehaja, Nazmije M. Rrudhani, Rukije B. Rrudhani, Sadije H. Kryeziu, Safete Q. Kryeziu, Sanije R. Kryeziu, Shaban Sh. Kallaba, Shejnaze P. Rrudhani, Shejnaze D. Kryeziu, Shemsije, N. Kallaba, Sherife Zahiri, Shyqeri Rr. Kallaba, Xhevat S. Qehaja, Zyhrije H. Rrudhani.

Sidoqoftë takimi i gjeneratës së klasës së parë fillore, të regjistruar në vitin shkollor 1960/61 në Rogaçicë ishte një ngjarje e rëndësishme për një grup prej 10 ish-nxënësish. Në kohën kur këta nxënës u regjistruan në klasën e parë, shkolla e atëhershme quhej “1 Maji” (sot quhet “Metush Krasniqi”), dhe tashmë kishte një përvojë prej rreth 15 vjetësh.

Pra, shkolla fillore kishte nisur punën e vet që nga viti 1945 me mësuesin e parë, Xhevat Alia nga Gjilani. Si rrjedhojë e lirisë së arsimit që ofronte kjo shkollë, shumë fëmijë filluan të vinin në shkollë; fillimisht kishte edhe nxënës më të mëdhenj se 7-vjeçar. Nga ana tjetër, kjo përbënte një sfidë për mësuesin dhe për nxënësit, pasi mësimi duhej të zhvillohej në kushte të vështira të mësimdhënies.

Një detaj i rëndësishëm i kësaj klase ishte se ajo përfshinte 33 nxënës, 16 femra dhe 17 meshkuj. Ky ishte një raport i mirë për të ardhmen e barazisë gjinore. Femrat dhe meshkujt ishin të barabartë në numër dhe kjo ishte diçka që kishte përshkruar dëshirën e shoqërisë tonë për të trimëruar të gjithë fëmijët të marrin pjesë në procesin arsimor.

Kushtet e vështira të mësimdhënies ishin një sfidë për mësuesin dhe nxënësit e kësaj klase. Kjo klasë ishte e vendosur në një kohë kur vendi po kalonte një periudhë tranzicioni, të pas Luftës së Dytë Botërore, dhe shkolla ishte ende në fazën e zhvillimit të saj. Klasa nuk kishte të gjitha materialet e nevojshme për mësim, për shkak të mungesës së resurseve financiare dhe materialeve të nevojshme për një proces arsimor produktiv.

Megjithatë, mësuesi Kadri Qehaja dhe nxënësit e kësaj klase nuk u dorëzuan. Ata ishin të vendosur të fitonin edukatën e tyre dhe të përpiqeshin për të arritur sukses në përparimin e tyre të mëtutjeshëm. Mësuesi dha më të mirën e tij për të motivuar nxënësit e tij dhe për t’i bërë ata të ndiejnë se arsimi ishte diçka shumë e rëndësishme për jetën e tyre.

Mësuesi Kadri rrëfente se në atë kohë kjo ngjarje shënonte të ardhmen e arsimit në vendin tonë dhe tregonte se ne ishim në rrugën e duhur drejt një arsimi më të mirë dhe më të zhvilluar. Një gjeneratë e re e arsimtarëve dhe e përfaqësuesve të rinisë tashmë po lindte dhe ata qenë përgatitur të merrnin përgjegjësitë e tyre drejt arsimit modern dhe të avancuar.

Shkolla fillore «1 Maji» (sot, SHFMU “Metush Krasniqi”) dhe takimi i gjeneratës së nxënësve të vitit shkollor 1960/61 do të mbeten gjithmonë në historinë tonë si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit tonë. Kjo ngjarje dëshmon se arsimi fillor ka vënë themelet e duhura për një arsimim të suksesshëm të njeriut dhe të ardhmen e një kombi.

Sikur edhe para 63 vjetësh, sapo ra zilja ish-nxënësit dolën nga klasa, duke u përballur me nostalgjinë e fëmijërisë së tyre për shkollim. Këta ish-nxënës sot janë 70-vjeçar dhe gëzojnë edhe pensionet e fituara nga puna e tyre në profesionet respektive.

Ishte një ide dhe dëshirë e kahmotshme e Shefket Kryeziut dhe Hysen Rrudhanit që ta organizojnë këtë takim, sa emocional, po aq edhe të rëndësishëm, sidomos për faktin se në mesin e tyre ende është gjallë ish-mësuesi i tyre i parë, Kadri Qehaja.

Edhe mësuesi Kadri shprehu nostalgjinë e tij për ish-nxënësit, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore, duke u kërkuar atyre falje, nëse me ndonjë nxënës nuk është sjellë korrekt.

Ka qenë një periudhë kur mësuesi ka sakrifikuar shumë mund për zhvillimin e suksesshëm të mësimit, sepse në ato vite ka pasur mangësi mjetesh konkretizimi dhe pajisje të tjera për zhvillim të suksesshëm të orës mësimore, thotë ish-mësuesi i 33 nxënësve të klasës së parë të vitit shkollor 1960/1961 në Rogaçicë të Kamenicës. Megjithatë, mësuesi Kadri Qehaja i cili tashmë është në moshën 88-vjeçare, është i lumtur që ish-nxënësit e tij sot kishin organizuar improvizimin e mbajtjes së një ore mësimi. Ai shprehu keqardhje për të gjithë ata nxënës e ato nxënëse që sot nuk ishin të pranishëm, e sidomos për ata e ato që nuk janë në jetë.

Një drekë e përbashkët në restorantin “Viktoria”, sponzoruar nga biznesmeni Shefket Kryeziu, u shfrytëzua edhe më shumë për evokime personale nga ish-nxënësit, të cilët u ndanë me dëshirën që të takohen sërish, madje në numër edhe më të madh, ndërkaq përmes këtij shkrimi përshëndesin të gjithë ata që për një arsye apo tjetër nuk ishin të pranishëm në këtë orë përkujtuese mësimi. /Xhevdet Kallaba/

Share This:

Tags: Rogana Takimi 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025
Lajme

Delegacioni i UKZ-së pjesë e tryezës së

8 May 2025
Champions League

PSG “prekë” finalen e Champions League, përballje

7 May 2025
Lajme

Haradinaj për Limajn: E ka problem me

7 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në

10 March 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës,

Lajme

Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë:

16 September 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në përurimin e investimeve

Kulturë Letërsi

Izet Kallaba: «Frymë atdhe-dashurie» – përurimi i

12 September 2024

Familjarë, bashkëvendës, ish-kolegë të shkollës fillore, të mesme e të studimeve, si dhe kolegë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.