Wednesday 24 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksident me fatalitet në Graçanicë – këmbësori humb jetën pasi goditet nga vetura, shoferi dërgohet

Parashikimi i motit për të mërkurën, 24 dhjetor 2025

Abdixhiku në 36-vjetorin e LDK-së: Projekti i lirisë dhe demokracisë së Kosovës

Vizitë studimore dhe akademike e UKZ-së në Maqedoninë e Veriut

Broja pas golit të parë në Premier League: Ndihem fantastik

Gjilan: U nda nga jeta Prof. Ibrahim Shabani (1932 – 2025)

Moti sot: Me vranësira në mëngjes, në mesditë mund të ketë edhe diell

Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave, çka tha për Kosovën?

Kandidatët për deputetë nga Gjilani vizitojnë Hendikos-in

Fushata Zgjedhore 28 dhjetor 2025 – Lëviza Vetëvendosje – Gjilan

 UKZ shënoi 10-vjetorin e themelimit
Lajme

UKZ shënoi 10-vjetorin e themelimit

9 March 2023 0 Comment 7 min read

AA

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, shënoi 10-vjetorin e themelimit.

Fillimisht janë intonuar himni Kombëtar, i Kosovës dhe himni akademik Gaudeamus nga kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ndërkohë, pikërisht në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan është promovuar Himni i UKZ-së, të cilin e ka interpretuar Kori. Kjo është bërë e mundur pasi Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, ka marrur vendim dhe ka miratuar Himnin e UKZ-se, te propozuar me tekst dhe muzikë nga Profesoresha Drita Kryeziu.

Më pas të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti Rektori Bajram Kosumi. Ai, pasi ka uruar të gjithë për 10- vjetorin e themelimit, ka thënë se këto dhjetë vite janë një kohë e mjaftueshme për të parë dallimin e madh midis asaj që duam të bëjmë dhe mundësisë për të bërë. Nëse dekada e parë është dekada e besimit të madh te universiteti dhe ndërtimi i tij, dekada në të cilën po hyjmë do të jetë dekadë e shkencës në të mirë të publikut. Rektori Kosumi ka thënë se universiteti i shërben shkencës, por shkenca ka kuptim vetëm kur është në të mirë të njerëzimit. UKZ do të fokusohet në këtë drejtim: të gjenerojë shkencë, pra informata, të dhëna, analiza, përfundime, rekomandime etj., të cilat do të jenë në dobi të shoqërisë, të ekonomisë dhe të sistemeve tona shtetërore.

Në fjalën e tij Kryesuesi i Këshillit Drejtues Ilir Gjinolli, ka uruar pjesëmarrësit për dekadën e parë të themelimit të UKZ-së. Ai ka thënë se këto 10 vitet e para kanë qenë vitet e ndërtimit të themeleve të universitetit, kurse në 10 vitet e ardhshme duhet të punojmë në zhvillimin strategjik, duke tentuar që ta ndërtojmë identitetin e universiteti.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna e cila mori pjesë në këtë organizim, theksoi se, ndjehet e nderuar të jetë pjesë e ngjarjeve ku shënohen të arriturat e Universitetit nëpërmjet një rrugëtimi shpesh edhe sfidues, duke shtuar se rastet e tilla na kujtojnë rëndësinë e angazhimit të përbashkët në arritjen e qëllimeve të mëdha. Zëvendësministrja Maloku Bërdyna tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është universitet i ri, por që ka potencial shumë të madh dhe se Kosova ka nevojë për institucione të tilla.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni uroi të gjithë për jubileun e parë të themelimit të UKZ-së. Ai tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është tempull i dijes, ngado qe shkojmë nëpër institucione, aty ka që punojnë studentë të cilët kanë diplomuar në UKZ dhe kjo është shumë e mirë. Që nga themelimi është dashur të fillohet nga zero ndërsa tani ka profesor në një numër të kënaqshëm. Kryetari Hyseni ka thënë se së bashku me Ministrinë jemi duke punuar që shumë shpejt ta konkretizojmë punën e kampusit të universitetit, i cili do të krijojë hapësirë më të mirë të mësimit të studentëve.

Në vazhdim Rektori Bajram Kosumi i ka dhënë diplomën “Student i Dalluar” për nga një studentët me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet.

Në Fakultetin e Edukimit diplomën studente e dalluar e ka marrë Albina Behluli, Vlerë Avdiu ka marrë diplomën studente e dalluar në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik Alena Shabani ka marrë diplomën student i dalluar, kurse në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike diplomën studente e dalluar e ka marrë Dafina Keqmezi, Hekuran Salija student i Fakultetit te Shkencave Aplikative ka marrë diplomën student i dalluar.

Ne emër te këtyre studenteve ka folur studentja Albina Behluli, e cila ka falënderuar Rektorin për ndarjen e mirënjohjeve, dekanët e fakulteteve dhe të gjithë stafin akademik e administrativ të cilët ishin pjesë e pandashme e rrugëtimit të dijes.

Kurse në bazë të vendimit të Këshillit Shkencor të Universitetit dhe pas konkursit, Profesori i Asocuar Ekrem Halimi është shpallur Hulumtuesi i Vitit 2022. Profesori Halimi ka 3 punime të publikuara në skopus-Q1, Q2, tri konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtarë dhe punimet e tij janë cituar nga 14 hulumtues ndërkombëtar.

Po ashtu gjatë manifestimit të 10- vjetorit të themelimit të UKZ-së, Rektori Bajram Kosumi, pas propozimeve të Këshillave të Fakulteteve, ka ndarë mirënjohje për kontribut akademik për profesorët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Nerxhivane Krasniqi, Fadil Osmani, Xhevat Sopi, Lindita Nebiu dhe Xhevdet Thaqi.

Në emër të tyre një fjalë falënderuese e ka mbajtur profesoresha Nerxhivane Krasniqi e cili ka uruar të pranishmit për 10- vjetorin e themelimit.

Kurse për kontributin e dhënë në zhvillimin e punës dhe administratës së Universitetit, Rektori Bajram Kosumi, i ka dhënë mirënjohje Fitore Malaj, drejtoreshë e zyrës për zhvillim akademik dhe cilësi.

Po ashtu Rektori Kosumi u ka dhënë mirënjohje atyre që kontribuan në themelimin dhe zhvillimin e UKZ-së.

Mirënjohje postmortem për kryesuesin e Këshillit Themelues dhe ushtruesin e detyrës së Rektorit z. Arben Dërmaku, për kontribut në themelimin e universitetit Publik ‘Kadri Zeka”, të cilën ja ka dhënë bashkëshortes së tij, znj. Merita Dërmaku.

Ndërkaq mirënjohje i ka dhënë edhe Këshillit themelues të UKZ-së, nq përbërjen e të cilit ishin: Arben Dërmaku, Naim Syla, Ilmi Rmadani, Fitore Malaj, Avdullah Alija, Qemajl Mustafa, Sabri Tahiri, Behlu Brestovci dhe Blerim Kamberi, për kontribut në themelimin e Universitetit.

Mirënjohjen në fjalë është pranuar nga z. Ilmi Ramadani, e cila më pas i është dorëzuar UKZ-së, për të qëndruar si aset i përhershëm. /2LONLINE/

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Aksident me fatalitet në Graçanicë – këmbësori

24 December 2025
Uncategorised

Drita – Prishtina, sot zhvillohet ndeshja e

24 December 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën, 24

24 December 2025
Futboll

LRFGJ – Gjilan: Kryetari Armend Misini nderon

23 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Vizitë studimore dhe akademike e UKZ-së në

23 December 2025

Stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik të Universitetit

Lajme

UKZ dhe CCNO organizuar Kamp/Workshop dyditor për

22 December 2025

Center for Cooperation and Networking of Organizations (CCNO), në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri

Lajme

Delegacioni i UKZ zhvillon javën studimore dhe

19 December 2025

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, i udhëhequr nga Rektori Prof. Asoc. Dr.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.