Saturday 5 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U promovua libri i Ismet Rashiti “Liria mbi të gjitha” – Arbër Ismajli: “Mustafë Shala

E Fundit! ‘Alarmi’ për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25

Kuvendi mblidhet në orën 20:00, pas alarmit për bombë

“Një bombë është brenda Kuvendit dhe do të shpërthejë brenda 10 minutash”, detaje nga kërcënimi

Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’

Dyshime për kërcënim me bombë në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë

Gjykata Komerciale merr vendim tjetër: Rrëzon në tërësi njoftimin e ZRrE-së për daljen në treg

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe

Turqia lufton me zjarret vdekjeprurëse ndërsa Greqia vë nën kontroll flakët në Kretë

 UKZ pjesëmarrëse e takimit Kick-off të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe
Lajme

UKZ pjesëmarrëse e takimit Kick-off të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe

23 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të përkushtimit për avancimin e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe kërkim shkencor, është mbajtur takimi Kick-off i projektit të ri ndërkombëtar CoVE STEM Europe.

Ky projekt synon ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm evropian të qendrave të kompetencës në STEM dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, arsimit profesional dhe industrisë në vende të ndryshme evropiane.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si partner i këtij projekti të rëndësishëm, ishte i përfaqësuar në këtë takim nga Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Minire Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun, Hidajete Jashari, Zyrtare Certifikuese, Rrezart Rexhepi, Zyrtar Administrator i Bazës së të Dhënave dhe Sistemeve, si dhe partneri i UKZ-së Gëzim Selimi nga Kompania Calabria.

Gjatë këtij takimi fillestar, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me projektin, objektivat dhe përmbajtjen e tij, duke diskutuar pyetjet fillestare që lidhen me konceptin, sfidat dhe pritshmëritë nga secili partner. Një rëndësi e veçantë iu kushtua shqyrtimit të strukturës së projektit dhe ndarjes së përgjegjësive për liderët e pakove të punës, të cilët do të përgatisin aktivitetet për takimin e radhës. Po ashtu, u diskutuan më hollësisht objektivat, aktivitetet dhe strategjitë kryesore të projektit, si dhe vendosjen e kalendarit të detajuar të punës.

CoVE STEM Europe është një projekt që bashkon institucione partnere nga Kosova, Holanda, Turqia, Suedia, Gjermania dhe Italia, të cilat përmes këtij bashkëpunimi synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në STEM, të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira, si dhe të zhvillojnë kompetenca të përbashkëta që përputhen me nevojat e tregut të punës evropian.

Në takim u theksua rëndësia e ndërtimit të një ekipi të fortë, bashkëpunues dhe të përkushtuar, duke zhvilluar aktivitete që ndihmojnë në krijimin e një fryme të hapur bashkëpunimi dhe koordinimi efikas gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, pjesëmarrja dhe partneriteti në këtë projekt paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të rritur prezencën në projektet evropiane dhe për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të stafit akademik, studentëve dhe institucionit në tërësi. Përmes këtij projekti, UKZ synon të përfitojë qasje në rrjete evropiane të ekspertizës në STEM, të marrë pjesë në shkëmbime ndërkombëtare dhe të avancojë kualitetin e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe më gjerë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Shuplaka që tronditi Holyvood-in

5 July 2025
Lajme

U promovua libri i Ismet Rashiti “Liria

5 July 2025
Futboll

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk u shfaq

5 July 2025
Futboll

I jepet lamtumira e fundit, varrosen diogo

5 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj,

4 July 2025

Të dashur maturantë dhe studentë, Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka”

Lajme

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka

4 July 2025

Memorandumi është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan

Lajme

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

4 July 2025

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ) organizoi me sukses edicionin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.