Thursday 26 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e mitur dyshohet se u dhunua seksualisht – arrestohet

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë prezantohen në Parlamentin Evropian në Bruksel

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661 prej tyre ishin shqiptarë

Ngatërresë mes vëllezërve për një pronë në Gjilan, përfundojnë në mbajtje

Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë

Sonte mbyllet faza Play-Off e Champions League

Arta Haziri Nuhiu, pjesë e panelit të jurisë vlerësuese në festivalin e muzikës ”Tallin Voice

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen në disa qytete

 UKZ organizon diskutim me Zëvendësministren në detyrë Liza Gashi mbi fuqinë e diplomacisë së diasporës
Lajme

UKZ organizon diskutim me Zëvendësministren në detyrë Liza Gashi mbi fuqinë e diplomacisë së diasporës

25 November 2025 0 Comment 7 min read

AA

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” organizoi sot një takim të hapur me Znj. Liza Gashi, Zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, e cila mbajti ligjëratën me temën: “Fuqia e diplomacisë së diasporës në një botë të ndryshme dhe të lidhur”.

Këtë organizim e hapi Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Selim Daku, i cili theksoi rëndësinë e këtij takimi për studentët dhe rolin e veçantë që diaspora luan në proceset kombëtare të Kosovës.

Ai vuri në dukje se Universiteti ka përgjegjësi të kontribuojë jo vetëm në formimin profesional të studentëve, por edhe në ndërtimin e vetëdijes qytetare dhe ndërgjegjes së tyre për çështje të interesit kombëtar.

Ai nënvizoi se diplomacia e diasporës është një fushë moderne dhe shumëdimensionale, e cila kërkon dije ndërdisiplinore nga shkencat politike e administrata publike deri te marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sociologjia.

Zëvendësministrja në detyrë Liza Gashi mbajti një ligjëratë të zgjeruar, ku theksoi rolin strategjik të diasporës kosovare në ndërtimin e imazhit ndërkombëtar të vendit dhe në forcimin e diplomacisë publike të Kosovës. Ajo foli për përvojat e saj profesionale, sfidat e përfaqësimit ndërkombëtar dhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve në proceset diplomatike dhe komunitare.

Znj. Gashi theksoi se Diplomacia e diasporës është diplomaci njerëzore. Është mënyra se si qytetarët tanë, kudo që jetojnë, e përfaqësojnë Kosovën me punën, integritetin dhe suksesin e tyre.

Ajo i inkurajoi studentët që të jenë aktivë, të ndërtojnë lidhje ndërkombëtare dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrojnë institucionet, programet edukative dhe rrjetet profesionale për të kontribuar në imazhin dhe zhvillimin e vendit.

Zv. Ministrja në detyrë znj. Liza Gashi gjatë ligjëratës u përqendruar te mënyra se si vendet e ndryshme kanë përdorur fuqinë e diasporës për zhvillim ekonomik e shoqëror. Ajo solli shembuj të qartë ndërkombëtarë, se si Irlanda, e cila mobilizoi diasporën e saj dhe e transformoi ekonominë nga varfëria në një histori suksesi evropiane, se si India, e cila u shndërrua në një superfuqi të teknologjisë falë rrjetëzimit të inxhinierëve dhe profesionistëve indianë jashtë vendit, se si Kina, e cila krijoi programe të fuqishme rikthimi dhe lidhjeje me profesionistët kinezë globalë, duke i pajisur ata me mundësi investimi dhe bashkëpunimi. Sipas saj, këto shembuj tregojnë se rrjetëzimi i diasporës është çelësi i suksesit.

Ajo shtoi se edhe për Kosovën, diaspora mbetet frymëzim, mbështetje dhe potencial transformues. Duke folur për migrimin e kosovarëve, znj. Gashi nënvizoi ndikimin e madh ekonomik të diasporës përmes remitancave, konsumit, investimeve dhe përfshirjes së tyre në zhvillimin social e kulturor të vendit.

“Diaspora është e rëndësishme. Kudo që jemi, kemi ndikimin tonë. Teknologjia dhe komunikimi modern nënkuptojnë se mund të jesh këtu edhe atje njëkohësisht,” theksoi ajo.

Znj. Gashi foli edhe për konceptin e rrjetit global, sfidat e ikjes së trurit, si dhe marrëdhënien e re mes individit, kombit dhe shtetit në epokën digjitale. Sipas saj, mërgata e Kosovës përfaqëson një katalizator të fuqishëm ekonomik, akademik dhe shoqëror.

Në një moment të veçantë, ajo iu drejtua studentëve të UKZ-së, duke ju thënë se e sheh mërgatën si katalizator për Gjilanin dhe për UKZ. Ky universitet nuk dallon nga universitetet tjera në Evropë, dallimi qëndron te mënyra se si i shfrytëzojmë lidhjet globale dhe potencialin e diasporës sonë.

Pas ligjëratës, studentët parashtruan pyetje rreth rolit të diasporës në diplomacinë publike, mundësive që ajo krijon për të rinjtë, mënyrave të përfshirjes profesionale dhe sfidave të politikave të migracionit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vlerësoi pjesëmarrjen dhe kontributin e znj. Liza Gashi, duke theksuar se takime të tilla janë pjesë e vizionit të institucionit për të ofruar edukim cilësor, dialog kritik dhe lidhje të forta me profesionistët që po kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ekskluzive | Skandal në Gjilan: Vajza e

25 February 2026
Lajme

Krimet e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë

25 February 2026
Lajme

U arrestua në Merdarë me 1 milion

25 February 2026
Lajme

Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi, 661

25 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial

20 February 2026

Në Universiteti Publik “Kadri Zeka” është mbajtur mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial (BKI), në

Ciceroni Ekonomi Featured Kuriozitete Lajme

Studentët e FSHK-së krijojnë platformën inovative “Punësohu”

20 February 2026

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri

Lajme

Diskutohet bashkëpunimi mes UKZ-së dhe Akademisë Diplomatike

19 February 2026

Në një takim ndërmjet Sylë Ukshini, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universiteti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.