Tuesday 13 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 UKZ organizoi ngjarjen vjetore Women in ICT Week për fuqizimin e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë
Lajme

UKZ organizoi ngjarjen vjetore Women in ICT Week për fuqizimin e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë

26 April 2025 0 Comment 6 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi ngjarjen vjetore Women in ICT Week, e cila ka për qëllim fuqizimin dhe përfaqësimin e vajzave dhe grave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT).

Ky aktivitet synon të promovojë përfshirjen e grave në këtë industri dhe të inkurajojë të rinjtë që të ndjekin karriera në fushat STEM (Shkenca, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).

Për herë të parë në Kosovë, ky organizim u moderua përmes Inteligjencës Artificiale, një model AI  e cila është trajnuar nga studentja e UKZ-së Erleta Baliqi përmes GPT.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka përgëzuar Erletë Baliqi, studente e UKZ-së, për organizimin e ngjarjes dhe të gjitha femrat pjesëmarrëse. Ai theksoi se shkencat dhe teknologjia nuk janë vetëm për meshkuj, por gjithashtu edhe për vajzat, duke inkurajuar të rinjtë që të përfshihen më shumë në fushat STEM dhe të ndjekin karriera në teknologji dhe shkenca kompjuterike. Rektori Dërmaku tha se UKZ synon të krijojë një hapësirë ku vajzat dhe gratë ndihen të përfaqësuara dhe të inkurajuara të kontribuojnë në zhvillimin e teknologjisë dhe të japin një ndikim të rëndësishëm në shoqërinë e sotme.

Në panelin e parë inspirues “HER PATH IN ICT”, ku ishin pjesë Afërdita Ibrahimi, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Lindita Nebiu, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Erleta Baliqi, studente e studimeve master në këtë fakultet, ndanë rrugëtimin e tyre profesional. Ato kanë diskutuar për përvojat e tyre në fushën e teknologjisë, sfidat dhe sukseset e hasura në karrierën e tyre.

Afërdita Ibrahimi theksoi rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë dhe inkurajoi vajzat të kyçen më shumë në ICT për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.

Lindita Nebiu foli për edukimin dhe mundësitë që ofron ICT, duke dhënë këshilla për vajzat të mos dorëzohen dhe të punojnë me vullnet dhe durim.

Erleta Baliqi ndau përvojën e saj si një studente që kaloi nga një fushë tjetër në teknologji dhe theksoi rëndësinë e logjikës programuese, punës nën presion dhe respektimin e afateve.

Panelistët inkurajuan vajzat dhe gratë që të përfshihen më shumë në teknologji dhe të kontribuojnë në zhvillimin e fushës së ICT.

Paneli i dytë ishte i dedikuar për 7 vajza të suksesshme nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, që ndanë eksperiencat dhe arritjet e tyre akademike. Drilona Kurtalani – Ish studente e UKZ, Eljesa Rashiti – Studente e studimeve master,  Shkurte Hoti – Studente e masterit në shkenca kompjuterike, Rina Shabani – Studente e diplomuar në UKZ, Olta Rexhepi – Studente e UKZ në studimet bachelor në Shkenca Kompjuterike, Greta Jashari – Studente e masterit në shkenca kompjuterike, Altina Avdyli – Ish studente e UKZ, treguan se si falë studimeve në UKZ kanë arritur të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të arrijnë suksesin në fushën e teknologjisë.

Pas panelit, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për projektet që kishin aplikuar në Thirrjen e Hapur për Projekte/Iniciativa në ICT. Pjesëmarrësit paraqitën projekte të ndryshme, përfshirë faqe webi, aplikacione, sisteme, lojëra dhe prototipe inovative.

Leona Selishta ishte fituese e çmimit kryesor dhe do të ndjekë një kurs për Inteligjencën Artificiale nga Google, organizuar nga UKZ.

Elsa Sylejmani u vlerësua për projektin e saj “Women’s Voice”.

Aurora Behluli u vlerësua për projektin “Art me lule të punuar me dorë”.

Nxënësit e shkollës fillore “Rexhep Elmazi” u vlerësuan për projektin inovativ “Prindi Informohet”.

Çmimet speciale u ndanë për Afërdita Ibrahimi, Dekane e Shkencave Kompjuterike, Lindita Nebiu, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Erletë Baliqi, studente e studimeve master, për kontributin e tyre të shquar në organizimin e ngjarjes, kurse Lindita Loku, Prodekanë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, mori mirënjohje për këtë organizim.

Në fund të organizimit, të gjitha vajzat dhe studentet që morën pjesë në këtë ngjarje morën mirënjohje për kontributin e tyre dhe angazhimin e treguar në promovimin e teknologjisë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Marketing

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

13 May 2025
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
RELATED Stories for you
Lajme Njoftime

Njoftim për Studentët/Mundësi për të marrë pjesë

12 May 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ju fton të aplikoni për Thirrjen e Hapur për Pjesëmarrës

Lajme

Përfundon “Java e Studimeve për Start-up dhe

12 May 2025

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka përmbyllur me sukses aktivitetin ndërkombëtar “Tailored Booster

Lajme

Një delegacion i UKZ-së po qëndron në

8 May 2025

7 Maj, 2025 – Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.