UKZ – Njoftim për ditë pushimi!
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në prag të festave të fundvitit ka publikuar kalendarin e ditëve të pushimit, të parapara sipas kalenarit zyrtar, dhe atë si në vijim:
UKZ – Njoftim për ditë pushimi!
Të nderuar/a,
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se me rastin e festave të fundvitit, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan, ditë pushimi zyrtar do të jenë:
E enjte, 25 dhjetor 2025 – Krishtlindjet Katolike;
E enjte, 01 janar 2026 – Viti i Ri;
E premte, 02 janar 2026 – Viti i Ri;
E mërkurë, 07 janar 2026 – Krishtlindjet Ortodokse.
Urime festat e fundvitit!
