UKZ mikpritës i nxënësve të “Universum” për të shënuar 28 Nëntorin me ligjëratë për historinë kombëtare
Nxënës të Shkollës Fillore dhe të Mesme “Universum” patën mundësinë të vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ku morën pjesë në një ligjëratë të veçantë të mbajtur nga profesori i Historisë, Sylë Ukshini.
Ligjërata u zhvillua me rastin e Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe Ditës së daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Profesori Sylë Ukshini theksoi rëndësinë e këtyre datave historike dhe ndikimin e tyre në formimin e identitetit kombëtar, duke u dhënë nxënësve mundësinë të diskutojnë dhe të bëjnë pyetje mbi ngjarjet kyçe që lidhen me historinë e kombit tonë.
Kjo vizitë u organizua me qëllim që të frymëzojë të rinjtë dhe t’i lidhë ata më ngushtë me traditat dhe historinë kombëtare, duke kombinuar edukimin me përvojën praktike në mjedisin universitar.
